Në datën 4 qershor nis sfida e madhe e maturantëve, të cilët do të testohen në fillim për Gjuhën e Huaj. Provimi pasardhës është ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, i cili do të jetë më 11 qershor, në Matematikë më 17 qershor dhe provimet me zgjedhje në datën 24 qershor.
Janë plot 10 programe ku maturantët kanë të drejtë të aplikojnë për në Universitet dhe nëse fitojnë më shumë se 1 degë duhet të zgjedhin midis tyre. Përsa i përket kritereve, kuotave dhe tarifave do të përcaktohen nga institucionet e arsimit të lartë, ndërsa pragu është vendosur të jetë mesatarja 6.