Trafiku me Italinë nuk ndaloi/ Habilaj krijoi miqësi në burg me mafiozët, grupi i tij vazhdonte punën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trafiku me Italinë nuk ndaloi/ Habilaj krijoi miqësi në burg me mafiozët, grupi i tij vazhdonte punën

17:13 | 26/05/2021
në Kryesore
0

Nga Dario De Luca

‘E kanë braktisur atje, pa rroba e pará. Natalino i ka dhënë pará, rroba dhe kur i mbërriturën paratë Mose i bleu një komplet të Juventusit’. Është 9 prill 2019 dhe përgjuesit e Guardia di Finanza regjistrojnë një dialog të zhvilluar brenda një ‘BMW X3’ që lëvizte rrugëve të Catanias.

Në makinë janë tre persona: dy trafikantët shqiptarë Julian Hoxhaj e Indrit Karafili, dhe një i ri nga Catania, 26 vjeç. Diskutojnë për punë, furnizime droge e çmime, por edhe për një farë Mosè e për një miqësi të veçantë lindur në korridoret e burgut në Bicocca. Pas atij emri qëndron Moisi Habilaj, trafikanti shqiptar i dënuar që përfundoi pas hekurave më 2017.

Read more

Nuk e njeh dosjen –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

Habilaj, i dënuar në gjykatën e shkallës së dytë me 15 vjet burg, është protagonist i një historie skandali në nivel ndërkombëtar për shkak se është kushëri me ish-ministrin e brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri.
Por ka edhe më tepër, sepse që nga 9 janari ai rezulton i zhdukur. I deklaruar zyrtarisht në kërkim nga forcat e rendit pasi u largua nga apartamentin në San Michele di Ganzaria ku ishte në arrest shtëpie.

Në qendër të bisedës së përgjuar, sipas hetuesve, qëndron ndihma që Natalino Nizza (i pahetuar për këtë çështje) i ka dhënë Habilajt. Dhe ka qenë pikërisht miqësia midis të dyve që u ka hapur rrugë udhëtimeve në Catania, Hoxhajt e Karafilit. Nizza, përveçse është djali i bosit Giovanni, i quajtur ‘banania’, është nip i Andreas, trafikanti 30-vjeçar, tashmë në burg pas dy vjetëve në kërkim, i zoti të ngjitet deri te krerët e familjes mafioze Santapaola.

‘Përgjimet ambientale zbulojnë që Natalino Nizza ishte i interesuar të niste një raport të qëndrueshëm me shqiptarët për blerjen e marijuanës, fillimisht me sasi 30-40 kile, të destinuara për furnizimin e shesheve të shitjes’.

‘Fola me Natalinon’, thotë personi në makinë me Hoxhajn e Karafilin, ‘e ai më tha ‘ma rregullo të flas me ta’, sepse ai ka shumë sheshe. Ndërmjetësi, i cili sipas hetuesve ka shoqëruar shqiptarët në shtëpinë e Nizzave, duket se di shumë sekrete të biznesit të drogës e jo vetëm. Në biseda citon Habilajn edhe duke referuar një vizite në Catania ‘të gruas së dytë të Mosesë, policja’ dhe për raporte midis djalit të trafikantit (i pahetuar) dhe Nizzas: ‘Natalino shkëmben mesazhe me të’.

Në rrjetin e dy shqiptarëve janë edhe klientë të tjerë. Një grup formohej nga Sebastiano Lombardo, Carmelo Musumeci e Salvatore Litteri, ky i fundit dhëndri i kapos mafioz Salvatore Cappello. Raportet ishin të mira edhe me Francesco Condorellin e Concetto Bonaccorsin.

Në dosjen hetimore dalin edhe polemika interesante për mënyrën e zgjidhjes së problemeve lidhur me pagesat e munguara.

‘Unë punën time e bëra, tani dua paratë’, i thoshte Karafili një shqiptari gjatë një prej udhëtimeve të shumta në Catania. Në qendër të bisedës ishte një borxh rreth 80 mijë euro për një furnizim droge. Pará ende të papaguara, sipas hetuesve, nga Bonaccorsi e të tijtë. ‘Ti shkon atje e ata të kërkojnë ndjesë dhe e di çfarë thonë? Dil një herë nesër’, i shpjegonte trafikantit shqiptar ndërmjetës i familjes Nizza. Për të marrë paratë ishte vendosur përfshirja e një personi misterioz, të njohur si ‘qorri’. ‘Subjekt, influenca kriminale e të cilit në panoramën katamneze ishte e tillë që mund të ndërhynte’, shkruajnë hetuesit.

Nga një konflikt te tjetri, punët megjithatë kanë vazhduar në aksin Puglia-Sicili. Një itinerar tashmë i konsoliduar për klanet shqiptare që çojnë në Itali sasi të mëdha droge, por që mund të ketë shkaktuar edhe ndonjë rikonsiderim të mundshëm në mendjen e Karafilit, për shkak të humbjeve të shumta për shkak të sekuestrimeve nga ana e forcave të rendit.

‘Trafiku i kanabisit në Shqipëri është i paligjshëm që prej tre vjetësh-shpjegonte në një bisedë më 2019- por që kur erdhi ai copa e mutit… deri tre vjet më parë ishte… 10 për qind e merrte shteti’. Megjithatë nuk është e qartë se për kë e ka fjalën.

Etiketa: Dario De LucaItalitrafik

Të Lidhura

Nuk e njeh dosjen –

Nuk e njeh dosjen –

nga 27
11:43 | 01/02/2026
0

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

nga 27
11:35 | 01/02/2026
0

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

11:33 | 01/02/2026
0

Gjatë episodit të kësaj të diele në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka bashkëbiseduar me një kirurge, së cilës i...

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

nga 27
11:29 | 01/02/2026
0

Juventus bën një përforcim suprizë duke marrë Jeremie Boga nga Nice si zëvendësin e Yildiz. Klubi torinez gjeti akordin me...

Para
Përplasjet në Bjellorusi? E ardhmja do të vendoset në Moskë!

BE izolon Bjellorusinë, Rama hap Rinasin për “Lukashenkon”

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk e njeh dosjen –

Nuk e njeh dosjen –

11:43 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:35 | 01/02/2026
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

11:33 | 01/02/2026
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –

11:29 | 01/02/2026
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –

11:19 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fon në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –
  • Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit –
  • Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret –
  • Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk e njeh dosjen –
  • Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com