The Economist: Nëse s’paguan ryshfet, s’ka leje ndërtimi në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

The Economist: Nëse s’paguan ryshfet, s’ka leje ndërtimi në Shqipëri

15:05 | 21/05/2021
në Kryesore
0

Read more

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League –

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

Revista e njohur, “The Economist”, shkruan se në Ballkan po lulëzon pastrimi i parave. Në shkrim theksohet se Shqipëria po njeh një bum në ndërtime me paratë e drogës. Më tej thuhet se nëse nuk paguan ryshfet, ndërtimet bllokohen.

Artikulli shkruan se në të gjithë Ballkanin, paratë e pista po pastrohen përmes pasurive të paluajtshme, duke shtrembëruar tregun dhe duke rritur çmimet – duke shkaktuar zemërimin e njerëzve të zakonshëm që duan të blejnë një shtëpi. Kulla të reja luksoze po ngrihen në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd.

“Një emigrant, i cili ka ndërtuar gjysmën e një blloku apartamentesh pranë shtëpisë së tij në Vlorë, në jug të Shqipërisë, iu bllokuan ndërtimet sepse ai nuk pranon të paguajë ryshfet për të siguruar lejet e nevojshme.

Megjithëse ekonomitë e Ballkanit janë goditur rëndë nga Covid-19, çmimet e pronave në pjesë të rajonit e kanë sfiduar krizën. Në Tiranë, ato janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2017. Në të gjithë Shqipërinë, vlera e transaksioneve të pasurive të patundshme u rrit me 6.7% në vitin 2020.

Pastrimi i parave të drogës, veçanërisht nga trafiku i kokainës, i cili ka lulëzuar në vitet e fundit, është një arsye pse çmimet po rriten, gjeti një raport i ri nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar, një rrjet ndërkombëtar i specialistëve të krimit. Një tjetër arsye është se zyrtarët e korruptuar duhet të investojnë paratë e tyre. Të gjitha vendet e Ballkanit kanë ligje të mira për parandalimin e pastrimit të parave, por zbatimi lë për të dëshiruar.

Në dekadën e fundit, sindikatat e krimit në Ballkan janë zhvilluar përtej vendeve të tyre të origjinës. Ata tani i fitojnë një pjesë të madhe të parave jashtë vendit. Prandaj, thotë raporti, një pjesë e madhe e fitimeve të tyre është investuar edhe jashtë vendit. Por ata ende investojnë në vendin e tyre të origjinës. Fatjona Mejdini, e cila ndihmoi në hulumtimin e raportit, thotë se qeveritë e Ballkanit janë të dyzuara në lidhje me pastrimin e parave. Ata duan ta godasin atë, por njëkohësisht mirëpresin vendet e punës dhe investimet që mund të sjellin.

Kur vjen puna tek “të fortët”, ndonëse janë brutalë në mënyrën sesi i bëjnë paratë e tyre, shfaqen konservatorë në mënyrën sesi i investojnë. Atyre u “mungon imagjinata”, thotë znj.Mejdini, dhe kjo është një nga arsyet se pse ata preferojnë llaç e tulla, ndaj llojeve të tjera të biznesit që mund të përdornin për të pastruar paratë e tyre”, – përfundon artikulli.

Etiketa: BallkanRevista e njohurShqiperiathe economist

Të Lidhura

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League –

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League –

nga 27
23:33 | 09/04/2026
0

Europa League luajti këtë të enjte ndeshjet e para të fazës çerekfinale. Aston Villa triumfoi me shifrat 1-3 ndaj Bolognas,...

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

nga 27
23:07 | 09/04/2026
0

Ka nisur fluksi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në vendin e tyre...

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

nga 27
22:55 | 09/04/2026
0

Ky eshte momentii i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një qen i racës pitbull sulmoi një vajzë...

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

nga 27
22:31 | 09/04/2026
0

Nuk ka komisione hetimore për AKSH-in dhe ARRSH-në. Me 75 vota, mazhoranca rrëzoi 2 nismat e opozitës. Para votimit, sekretari...

Para
Yuri Kim qëllon me mitroloz pranë Malit me Gropa (foto)

Yuri Kim qëllon me mitroloz pranë Malit me Gropa (foto)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League –

Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League –

23:33 | 09/04/2026
Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

23:07 | 09/04/2026
Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –

22:55 | 09/04/2026
Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –

22:31 | 09/04/2026
Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

21:05 | 09/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League –
  • Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –
  • Momente tmerri në Vlorë/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren para syve të gjyshes (VIDEO –
  • Komisione hetimore për AKSHI-n dhe ARRSH-në, PS rrëzon nismat e opozitës –
  • Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –
  • Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa fiton në Bologna dhe Nottingham mbetet në Europa League, Fiorentina bie në Conference League –
  • Kufiri i ngarkuar për Pashkët Ortodokse/ Radhë në Kapshticë, vonesa nga ana greke –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com