Do t’i them Babës… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do t’i them Babës…

17:30 | 17/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Elona Caslli

Këto rrudha nuk janë asgjë. Edhe flokët e thinjur nuk janë asgjë. Stomaku që zgjerohet nga ushqimi i vjetër dhe kyçet me vraja që më janë enjtur nuk janë asgjë. Truri im i errësuar nuk është asgjë.

Unë jam ende ai djali që dëgjonte zërin e mamës në atë kamp internimi, ku roja më rrihte pa mëshirë dhe unë ndieja currilin e gjakut në shpinë dhe me kokën e ulur i thoja rojes: “Do t’i them babës sa të vijë…”. Baba do të vijë një ditë dhe unë do t’i them se më ke rrahur. Baba do të vijë një ditë dhe unë do t’i rrëfej gjithçka dhe baba ka me ta tregu qejfin ty.

Read more

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Dëgjova një gjë shokuese –

Baba nuk erdhi kurrë. Baba ishte nis në një rrugë pa kthim dhe koka ime mbeti gjithmonë e ulur.

U rrita kokëulur. Dukej se mbi kokën time peshonte e gjithë rëndesa e botës dhe unë nuk e mbaja dot. Heshtja ishte mikesha ime e vetme. Me të zgjohesha dhe ngrysesha. Me të jetova shumë vite, derisa për një çast e braktisa.

Fola. Më dhanë të drejtën e fjalës dhe mendova se isha i lirë. U deha nga fakti se mund t’i shaja me zë të lartë, ata që dikur më kishin rrahur. Atë çka i kisha thënë vetes, tanimë mund ta bërtisja në sy të të gjithëve. Ishte aq i bukur ai iluzion sa mendova se në të vërtetë e preka lirinë.

Por, jo! Qe thjesht një iluzion që zgjati shumë pak! Sa hap e mbyll sytë kuptova gjithçka!

Ata që dikur më kishin rrahur, tani më flisnin për lirinë dhe për demokracinë! Ishin pa uniforma, por unë i dalloja. Dallohen ata. Ata dallohen gjithnjë.

Na kishin zhvendosur në një kamp më të madh, ku secili kishte banesën e tij. Na trajtonin si kuajt.Për t’i gëzuar kuajt mjafton t’i lidhësh me një litar më të gjatë. Kështu ndodhi dhe me ne. Na zgjatën litarin dhe ne pandehëm se qemë të lirë. Nga kampi në banesë ndryshoi veçse gjatësia e litarit.

Në të gdhirë të 17 majit na e shkurtuan litarin. Nga banesa na rikthyen në kamp. Ata që dikur më kishin rrahur dhe më pas më kishin folur për lirinë, kishin veshur prapë uniformën.

U riktheva në kohë. Dëgjova zërin e mamës përtej trotuarit që thërriste: “Mos ma rrih djalin”. Ktheva kokën. Mamën nuk e pashë. Ndieva çizmen e policit të ngjeshur mbi fytyrë dhe thashë: “Do t’i them babes, se prishët Teatrin. Do t’i them babes, se më rrahët. E baba do t’jua tregojë qejfin!”.

Mbi gërmadhat e Teatrit ndiej ende currilin e gjakut mbi shpinë dhe kokëulur pëshpëris me vete: “Babë, ku je?!”.

Post Scriptum Vehap Kola thotë se Hëna është buka që Baba pjek ndër yje, çdo muzg para se të shtrohet sofra.

I ngre sytë, shoh hënën dhe një zë prapa kurrizit tim thërret: “Çojini të gjithë nëpër banesa!”.

Nga kampi në banesë rritet veçse gjatësia e litarit.

Etiketa: Baba nuk erdhi kurrëDo t'i them Babëselona casllikampilitariteatri

Të Lidhura

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

nga 27
18:30 | 05/06/2026
0

Rama: “E thashë edhe atë ditë: ‘Kush do të flasë?’, thatë: ‘Jo ne nuk negociojmë’. Jam unë i pari që nuk...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

nga 27
18:24 | 05/06/2026
0

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar, rreth pronësisë së tokës së tij....

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

nga 27
18:14 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama apo mban një takim me qytetarë në Zvërnec, ku ka deklaruar se do të dëgjojë prej tyre...

Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

nga 27
17:58 | 05/06/2026
0

Në seancën e radhës në GJKKO, Ilir Meta përsëriti kërkesën për transmetim live të procesit gjyqësor dhe për daljen e...

Para
Nuk ka vaksinë anti-Covid para vitit 2021, BE refuzon kërkesën e Pfizer dhe Moderna-s

EMA: Vaksina Pfizer mund të ruhet në frigorifer deri në një muaj

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026
Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

18:24 | 05/06/2026
Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –

18:14 | 05/06/2026
Dëgjova një gjë shokuese –

Dëgjova një gjë shokuese –

17:58 | 05/06/2026
Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –

17:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!
  • Prona është kthyer vite më parë, jo nga kjo qeveri! –
  • Dëgjova një gjë shokuese –
  • Aksidentohet autobusi i Unazës pranë Gjykatës së Tiranës, raportohet për disa të lënduar –
  • Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com