VOA: Në Shqipëri shifrat e pandemisë gjithnjë e më të ulta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: Në Shqipëri shifrat e pandemisë gjithnjë e më të ulta

09:36 | 11/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri që nga periudha 16-22 Shkurt e këtij viti, përhapja e pandemisë COVID-19 ka ardhur duke u kufizuar në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë javës së fundit 4 Maj-10 Maj, sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, pati një rënie të ndjeshme të numrit të të infektuarve rishtazi, por dhe të viktimave apo dhe shtrimeve në spitale. Në të gjithë vendin, rastet e reja pësuan gjithashtu një tkurrje të fortë.

Në total, në 7 ditët e fundit pati vetëm 16 vdekje, një nivel i cili nuk ishte rregjistruar që prej periudhës 22-28 shtator 2020. Krahasuar me javën pararendëse bëhet fjalë për një rënie me 20 përqind. E hëna ishte dita me numrin më të lartë, prej katër jetësh të humbura: 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qyetetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, dhe 1 qyetetar nga Fushë-Arrëzi, të moshave 51-79 vjeç.

Një ulje sërish të ndjeshme pësuan edhe rastet e reja, të cilat ranë në një total prej 477 të infektuarish, ose 28.9 përqind më pak se në javën pararendëse. Bëhet fjalë për kuotën më të ulët javore që nga fundi i Qershorit dhe fillimi i muajit korrik të vitit të shkuar. E hëna shënoi dhe kuotën më të ulët me vetëm 30 të infektuar, të identifikuar në 14 bashki të vendit: 10 raste në Tiranë, 3 raste në Korçë, Devoll, Sarandë, 2 raste në Vorë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lushnje, Vlorë, Mirditë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh.

Read more

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Rënia e rasteve u rregjistrua ndërkohë që numri i testimeve pësoi një rritje javore me 12.6 përqind, ose 18.304 tamponë të kryer në total. Për pasojë pozitiviteti (raporti mes rasteve dhe numrit të testimeve) vijoi gjithashtu të bjerë duke u ulur në një mesatare javore prej 2.6 përqind, ose 1.5 pikë përqindje më pak nga java e mëparshme. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në përmirësim edhe situata në spitale, ku totali i pacientëve deri të hënën pasdite ishte 99 të sëmurë, nga të cilët 2 në terapi intensive dhe 4 të tjerë të intubuar.

Gjatë javës që shkoi 6.249 persona u shëruan. Ritmi ndjeshëm më i lartë i atyre që negativizohen, krahasuar me rastet e reja, ka bërë që numri i rasteve ende aktive, të tkurret me shpejtësi. Krahasuar më javën e shkuar bëhet fjalë për një reduktim prej 34 përqind. Në të gjithë vendin deri të hënën llogariten 11.296 persona ende të prekur nga koronavirusi. Gati 83 përqind e tyre janë në qarkun e Tiranës, I ndjekur nga Shkodra e 327 raste aktive dhe Fieri me 263 raste.

Shqipëria po vijon me ritme të larta vaksinimin e popullatës. Deri të hënën autoritetet njoftuan se janë kryer në total 601,291 doza të vaksinës kundër COVID 19, ose gati 97 mijë gjatë 7 ditëve të fundit. Mbi 479 mijë vaksina janë kryer për persona mbi 60 vjeç. Procesi vijon duke kombinuar vaksinimin e personave mbi 60 vjeç paralelisht me punonjësit e shërbimeve kritike si ato të fasonerive apo dhe operatorëve turistikë. Një sasi prej 11.700 doazash të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e së hënës në Shqipëri, ndërsa në total kanë ardhur mbi 760 mijë doza përfshirë dhe vaksinat Astrazeneca, Sinovac dhe Sputnik V./VOA

Etiketa: COVID-19shifrat e pandemisëvaksinimi i popullatësZeri i Amerikes

Të Lidhura

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

nga 27
10:45 | 01/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka komentuar në podkastin e tij “Flasim” zhvendosjen e Zyrës së Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës, duke...

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

nga 27
10:27 | 01/02/2026
0

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

nga 27
10:19 | 01/02/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

nga 27
09:29 | 01/02/2026
0

Sot në Gjykatën e Posaçme zhvillohet seanca për shqyrtimin e masës së sigurimit “arrest me burg” të caktuar ndaj kryebashkiakut...

Para
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut: Nga maji do ndodhin gjëra pozitive për Maqedoninë

Qeveria e Maqedonisë sot vendos për masat e reja kundër koronavirusit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –

10:45 | 01/02/2026
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

10:27 | 01/02/2026
ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

10:19 | 01/02/2026
ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –

09:29 | 01/02/2026
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –

09:27 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –
  • Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –
  • Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –
  • ot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë –
  • Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin –
  • vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online –
  • Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com