E përfolur për jetën luksoze, por edhe për lidhjet e dashurisë, modelja e njohur Angela Martini, pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen e re të dashurisë. Pas Festivalit të Kanës, në të cilin ajo shkon çdo vit, modelja 30-vjeçare fluturoi drejt Maldiveve për të festuar ditëlindjen. Por nuk e kishte pritur atë që më shumë se kudo dhe kushto, e kishte parë vetëm nëpër filma: “Po kaloj shumë mirë. Është hera e parë që kam ardhur në Maldive dhe më pëlqen shumë, ka shqiptarë gjithkund” – tregon ajo në një rrëfim ekskluziv për Prive.
Por ajo që e ka mahnitur më shumë ishte festa e ditëlindjes, superfesta: “Unë e dija që do të vija në Maldive për të festuar ditëlindjen, por nuk e dija që më ishte ogranizuar një surprizë ëndrrash që e kisha parë vetëm në filma” – tregon ajo për festën e ditëlindjes nga I dashuri, për të cilin thotë se është pikërisht ai njëriu që ka kërkuar: “Tam me njeriun që dua. Jam shumë, shumë e dashuruar… Jo se nuk kam dashur njeri tjetër më parë, por kjo është dashuri ndryshe…”
Edhe pse e ka mbyllur dekadën e tretë të jetës, Angela e ndien veten ende fëmijë, ëndërrimtare… sepse kështu ndihet e lumtur./class