Ambasadorët e OSBE, BE si edhe OKB-së në Shqipëri kanë reaguar nëpërmjet një video-mesazhi për zgjedhjet e 25 prillit.
Ata bëjnë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme për demokracinë.
Gjithashtu ambasadorët i bëjnë apel qytetarëve që të mos e shesin votën.