Vota e lirë si një vaksinë urgjence kundër autokracisë në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota e lirë si një vaksinë urgjence kundër autokracisë në Shqipëri

15:25 | 20/04/2021
në Kryesore
0

Kjo është një makineri e sofistikuar, e ngritur vetëm me një qëllim diabolik, shmangien apo pengimin e shprehjes së lirë të vullnetit të popullit, për të instaluar pashallëkun apo çifligun privat në këtë skaj të Europës.

Nuk ka dyshim që ngjarja mediatike e javës, që sapo kaloi, ishte publikimi nga Lapsi.al i informacionit se Partia Socialiste përdor, në mënyrë abuzive, një databazë të qytetarëve, e marrë nga institucionet shtetërore, të cilat mbahen e financohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kjo databazë presupozohet e konceptuar për t’u shërbyer qytetarëve të Republikës e aspak partisë së radhës në pushtet.

E nëse provohet e vërtetë, sikurse duket në pamjen e parë nga informacionet e deritanishme, kjo do të përbënte ndoshta ngjarjen më të rëndë të abuzimit me pushtetin në këto tridhjetë vjet të shtetit demokratik shqiptar.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Nuk ka kaluar ende një gjeneratë nga koha, kur shqiptarët u duk se shpëtuan nga mbikëqyrja e rreptë e tiranisë komuniste, absolutisht më e egra në Europën Lindore dhe ja ku dëgjojmë përsëri të flitet për mbikëqyrje masive të popullatës. Ndonëse me një emërtim të zbutur, përsëri huazuar nga koha e regjimit famëkeq, “patronazh”, në themel ka tentativën e organizuar në shkallë të gjerë, e dirigjuar nga një qendër e vetme, që është kreu i organizatës së Rilindjes, për të vrarë lirinë e shprehjes, vullnetin e lirë dhe të drejtën e votës së lirë, të fshehtë dhe të barabartë të qytetarëve të vendit.

Pavarësisht tentativës për zbutje në publik të faktit të mbikëqyrjes e shantazhit, me anë të termit “patronazhist”, duket qartë nga faktet e zbuluara për cilindo qytetar në databazë, se patronazhisti në fjalë, nuk ka lidhje me aktivistin e një partie që do të tentonte t’i mbushte mendjen qytetarit me shpjegimin e programit, apo ideve të forcës politike. Aspak kjo, patronazhisti thjesht është caktuar në atë rol, për të realizuar qëllimin e marrjes së votës me çdo mjet për partinë rilindëse, ose për të penguar apo për të mos lejuar votimin në favor të kundërshtarit politik, i cili për nga mënyra e trajtimit, pozicionohet në fakt në rolin e armikut dhe për këtë arsye, çdo zgjedhës i mundshëm që do të votonte për të, do të duhej “asgjësuar”, thënë ndryshe të pengohet apo të mos lejohet të votojë.

Që Partia Socialiste pati një vijimësi dhe trashëgimi të gjerë nga Partia e Punës nuk ka pasur kurrë dyshime, por që ideatori i përdorimit të databazës shtetërore, për qëllim të ruajtjes së pushtetit despotik, do të ishte një nga protagonistët e lëvizjes së Dhjetorit ’90, i shprehur haptazi kundër regjimit diktatorial komunist në ato kohëra, kjo përbën një veçori domethënëse. Duket si paradoks, por këtu vlen të kujtojmë që edhe vetë diktatori komunist, nuk kishte pasur lidhje me komunizmin në rininë e tij dhe as nuk aplikoi ndonjë skemë nga socializmi apo komunizmi teorik në Shqipërinë feudale që na la në prag të shekullit XXI. E megjithatë, kjo nuk e pengoi të ndërtonte diktaturën më gjakatare për bashkatdhetarët.

Ana tjetër e medaljes së kësaj ngjarje të rëndë është fakti që sikurse dëshmojnë gazetarët, të cilët raportuan skandalin, por edhe nga numri i madh i patronazhistëve që rezultojnë të përmendur, përveç ideatorit apo urdhëruesit, duket të jenë të shumtë njerëzit e përfshirë në këtë abuzim masiv, e për më tepër, prej një periudhe mjaft të gjatë kohore. Ata kanë pasur dijeni dhe janë përdorur në funksion të makinerisë për deformimin e vullnetit të lirë të zgjedhësve.

Është paksa për të ardhur keq kur mëson se lajmi ka dalë vetëm tani vonë dhe se informacioni duket të ketë rrjedhur nga një individ i vetëm, ndërkohë që të përfshirët në skemë duhet të jenë me mijëra. Ky individ, me të drejtë vlerësohet si “hero”, sa kohë që informoi publikun për një abuzim të tillë të rilindësve me pushtetin dhe përmasat e këtij abuzimi.

Por heshtja e gjithë këtyre mijëra të tjerëve ngre një pikëpyetje të madhe për shoqërinë ku jetojmë, shkallën e emancipimit të saj dhe aftësisë për të përballuar apo për të rezistuar ndaj prirjeve autokratike, apo despotike të pushtetit, kur këto shfaqen. Nuk të lë aspak shije të mirë kur ndodh kjo, ndërkohë që janë dëshmitarë ende të gjallë pjesa më e madhe e brezave, të cilët e vuajtën në kurriz terrorin ndaj fjalës së lirë, kufizimin e lirisë së shprehjes dhe pamundësinë e zgjedhjes me votë të lirë të përfaqësuesve të pushtetit.

Edhe më e rëndë bëhet kjo kur ngjarjen apo skandalin, nëse duam të përdorim termin e duhur, përpiqen ta relativizojnë te veprimtaria e thjesht patronazhistëve. Për hir të së vërtetës, pas publikimit, ata, ndonëse duket sikur janë lënë në mëshirë të atyre që kanë mbikëqyrur apo spiunuar, në fakt janë zyrtarët skllevër po aq të çliruar nga një strukturë okulte, e cila i ka përdorur dhe i ka denigruar në sytë e mbarë shoqërisë.

Ndërtimi i kësaj infrastrukture paralele me shtetin nuk ka lidhje e asnjë paralelizëm me konceptin e partive politike në një shtet demokratik, si ata të qytetërimit perëndimor ku ëndërrojmë të bëjmë pjesë. Kjo është një makineri e sofistikuar, e ngritur vetëm me një qëllim diabolik, shmangien apo pengimin e shprehjes së lirë të vullnetit të popullit, për të instaluar pashallëkun apo çifligun privat në këtë skaj të Europës, por jo domosdoshmërish brenda Komunitetit Europian, dhe ku pushteti do t’i mbetej në dorë në mos “Xhaxhit” të kahershëm, një lloj “babloku” të ri, apo për të përdorur të njëjtën rrënjë fjale me Patronazhistin, një Padrinoje, që nuk do të na mbetej tjetër veçse “t’i puthnim dorën”.

Kjo është shenjë që shoqëria është larg të qenët e imunizuar nga rreziku i rikthimit, apo dorëzimit ndaj një regjimi autokratik.

E për këtë, nuk ka vaksinë që na bën derman.

Na duhet medoemos imuniteti demokratik i tufës dhe le të shpresojmë që publikimi nga këta gazetarë të guximshëm, i skandalit të abuzimit me databazën e qytetarëve, të shërbejë si një gjilpërë imunizuese në tru për mbarë qytetarët shqiptarë, për të reaguar ndaj autokracisë në instalim, pikërisht në këtë prag të zgjedhjesh.

Nuk ka zgjidhje më të mirë për të ardhmen e vendit se vota masive në favor të demokracisë, sepse me sa duket, kësaj here nuk kemi të bëjmë thjesht me zgjedhjen mes dy palëve në konkurrim, por përballja është e demokracisë kundër tiranisë, sado moderne t’i duket vetja në pasqyrë kësaj të fundit./Niko Leka/ Monitor

Etiketa: autokracia në ShqipëriPartia e PunësPartia Socialistevota e lire

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Korona murtajë edhe për lirinë e shtypit

Korona murtajë edhe për lirinë e shtypit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com