Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një mesazhi të përcjellë në Instastory ka vijuar renditjen e 100 dështimeve të kryeministrit Rama. Basha thekson se dy nga faktorët kyç për largimin e të rinjve nga vendi janë papunësia dhe korrupsioni.
“6 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cilët janë faktorët kryesor që nxisin largimin e të rinjve? Përgjigja: Papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga të rinjtë si faktorët kryesorë që nxisin rininë të largohet nga vendi”, shkruan Basha.