Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku dy vëllezër kanë vrarë me armë zjarri fqinjin e tyre.
Policia ka arritur të arrestojë një nga vëllezërit, shtetasin Muhamet Mera, 30 vjeç, banues në fshatin Luzni.
Ndërsa, është shpallur në kërkim edhe një autor tjetër i dyshuar, shtetasi me inicialet Altin Mera, 42 vjeç.
Dy vëllezërit, kanë qëlluar me armë zjarri automatik, shtetasin Xhetan Konesha. 50 vjeç.