Basha: 25 prilli u jep fund 8 viteve dështim, rihapim universitetin, përfundojmë Rrugën e Arbrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: 25 prilli u jep fund 8 viteve dështim, rihapim universitetin, përfundojmë Rrugën e Arbrit

12:50 | 10/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me intelektual të qytetit të Dibrës.

Në këtë takim ata veçuan emigracionin si një fenomen negativ për rininë e Peshkopisë dhe mbylljen e universitetit që ka penalizuar shumë student.

Basha tha se Dibra për 8 vite ka pasur plagën më të madhe të dështimit qeveritar, por kjo gjë do marrë fund me ndryshimin më 25 prill dhe me programin e Partisë Demokratike, i cili parashikon mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe arsimin.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Pjesë nga fjala e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Ёshtё kënaqësi e jashtëzakonshme tё ndodhem prapë nё mesin tuaj, Dibrës sё mençurisë, punës, dijes, dhe tё qëndresës. Sigurisht qё ёshtё njё kohë e vështirë pёr tё gjithё Shqipërinë dhe pёr Dibran, por ёshtё dhe njё kohë vendimesh tё mëdha. Dibra dhe dibranët kanё ditur tё marrin përsipër pёrgjegjsitё mbi shpatullat e tyre jo vetёm pёr kёtё trevë por pёr tё gjithё Shqipërinë nё momente tё këtilla tё vështira dhe nё momente vendimtare siç ёshtё 25 prilli.

Kanё ditur tё bashkohen pёr tё bёrё zgjedhjet e duhura, zgjedhjet e mençura pёr veten e tyre, pёr familjet e tyre, pёr Dibrën dhe pёr mbarё kombin.

 25 prilli po afron dhe ku mё shumë se nё Dibër ka dhembur plaga e këtyre 8 viteve ku njerëzit e kanё ndjerë deri nё palcë dështimin 8 vjeçar rënien dramatike tё ekonomisë, diskriminimin, ndarjen e njerëzve nё tё nёnёs dhe nё tё njerkёs, ku nё fakt shumica dërrmuese janë varfëruar, janë sh punësuar, janë nёpёrkёmbur.

Ndёrkohё pushteti politik, pushteti ekonomik, pushteti administrativ jo vetёm ёshtё përqendruar nё njё grup njerëzish, por ёshtё shpërqendruar tek disa individ qё nuk pёrfaqёsojnё Dibrën, nuk pёrfaqësojnё vlerat kësaj treve. Përkundrazi pёrfaqёsojnё mё tё keqen e mё tё keqes.

Tё bësh njё gabim ёshtё realitet i jetesë por qartësisht me fuqizimin dhe rifuqizimin e këtyre individëve ёshtё e qartë qё nuk bёhet fjalë pёr njё gabim, bёhet fjalë pёr njё vendim tё kryeministrit në ikje i cili në kurriz të dibranëve madje do të thosha edhe në kurriz të socialistëve të ndershëm dibran ka ngritur një sekt me qëllimin e vetëm për të grabitur pasuritë e kësaj zone për të nëpërkëmbur banorët e kësaj zone dhe për ta kthyer atë në një çiflig të tekave të tij personale. Ndaj, 25 prilli është dhe duhet të jetë një ditë çlirimi dyfish për Dibrën.

Çlirim nga një stres, nga një akth, nga një makth i pushtimit të gjithë hapësirës institucionale, vendore, qendrore, publike, ekonomike nga një bandë që nuk e lidh asgjë me vlerat, virtyte, ëndrrat, ambiciet e familjeve dibrane për fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër bashkimi për një program me një ekip i cili synim kryesorë ka që këto pasuri magjepsëse të Dibrës dhe virtytet për të cilat Dibra njohët në të gjithë vendin, ato të punës, të mençurisë, të mirë administrimit të kthehen në mirëqenie për Dibrën dhe dibranët.

Që kjo të ndodhë, duhet që ne të respektojmë një nga institucionet më kryesore për të ardhmen e rinis dibrane dhe të ardhmen e rinis shqiptare që është arsimi. Drama e mbylljes së filialit të Peshkopisë është një dramë që ndihet në çdo familje të kësaj treve.

Kostoja e arsimit të fëmijëve dibranë është shtuar, ndërkohë që është shkulur padrejtësisht ajo që duhet të ishte një vatër jo vetëm për trevën e Dibrës por për të gjithë Shqipërinë verilindore dhe jo më kot në programin tonë ne kemi vendosur arsimin e lartë si një prioritet absolutë dhe hapjen dhe rihapjen e institucioneve të arsimit të lartë me fokus të veçantë tek trajnimi profesionalë i rinis.

Javët e fundit duke përfshirë edhe ditët e fundit unë kam qenë në kontakt me institucionet europiane dhe me universitetet europiane të cilat do të na ndihmojnë ta bëjmë këtë realitet, do ta ndihmojnë së pari duke ju përgjigjur financimeve të qeverisë së re pas 25 prillit me financime europiane, duke na vënë në dispozicion trajnues të cilët do të përgatisin jo vetëm studentët por edhe pedagogët e ardhshëm në degë të veçanta me interes të madh për ekonominë dhe për investimet e huaja dhënë  këtë kuadër synimi është që në veçanti në zona të lëna krejtësisht jashtë vëmendjes, të braktisura në mënyrë, do të thoja kriminale, siç është veriu dhe verilindja, ku si rezultat emigracioni ka marrë përmasat më të rënda në gjithë vendin, nga Gjirokastra në Shkodër, nga Korça në Durrës emigracioni i të rinjve është kthyer në plagën më të madhe të vendit, po në këto zona edhe më shumë.

Pra synimi është që ne të krijojmë kushte të përshtatshme, për t’i dhënë të rinjve të kësaj zone jo thjeshtë një diplomë, por një arsimim, një kualifikim profesionalë të nivelit të lartë për t’i përgatitur ata për një vend pune me pagë të mirë dhe për mundësinë për të themeluar jetën e tyre pranë familjeve të tyre, pranë komunitetit të tyre.

Trajnimi i rinisë, sjellja e investimeve të huaja, rihapja e filialit i profilizuar për të prodhuar kuadro të përgatitur, profesione të përgatitura për këto investime dhe pa diskutim vëmendja e shtuar për disa nga investime strategjike për të cilat kanë interes parterët tanë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të sjellë këtu vëmendjen edhe të investitorëve të tjerë  në fusha të ndryshme ku fokusi do të jetë teknologjia e informacionit, pra teknologjia kompjuterike e informacionit, e komunikimit, do të jetë industria auto-motive, do të jetë industria semikonduktorëve dhe pa diskutim do të jetë mbështetja e veçantë për bujqësinë dhe për turizmin, të cilat përbëjnë ndoshta mbi 50% të potencialit zhvillues ekonomik të zonës së Dibrës, krejtësisht të pa prekur.   

 

Etiketa: 25 prillikreu i opozitësLulzim Basha

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Sekuestrohet një sasi armësh e municionesh në afërsi të kufirit greko-shqiptar

Tjetër arsenal i madh armësh zbulohet në Tiranë, policia shemb murin dhe përballet me depon e fshehur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com