Shpallja e fituesit nga Ministria e Transportit pas një muaji
Dy kompani kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar ofertat e tyre për marrjen me koncesion të ndërtimit të plotë, mirëmbajtjes dhe shfrytëzimit të Rrugës së Kombit. Në mbyllje të afatit të dorëzimit të ofertave në Ministrinë e Transporteve janë dorëzuar dosjet nga Vendeka Bilgi dhe Catalys&Salillari. Sipas kushteve të paravendosura vlerësimi i ofertave, nga komisioni I posacëm I ngritur në Ministrinë e Transportve do të marrë një muaj kohë. Ky është tenderi I dytë për dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit. Edhe në rastin e parë të interesuara kanë qenë dy kompani, por pas vlerësimit ministri e transporteve e anuloi tenderin me argumentin se cmimet e ofruara si tarifë për kalimin e cdo mjeti ishin të larta dhe nuk përputheshin me “interesin publik”.