Ne rrëzuam bustin, por jo diktatorin   – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ne rrëzuam bustin, por jo diktatorin  

14:45 | 05/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Jona Koprencka

Teksa kanë kaluar 30 vjet nga përmbysja e regjimit komunist, trashëgimia dhe filozofia politike komuniste nuk ka ndryshuar. Ne menduam se me rrëzimin e bustit dhe me vendosjen e pluralizmit politik e çrrënjosëm diktaurën, por jo.

30 vite më pas, jemi pranë një proçesi zgjedhor nga më të rëndësishmit në historinë demokratike të shtetit shqiptar. Në 25 prill, ne do të votojmë për të ardhmen e vendin tonë ose do të legjitimojmë pushtetin e një “dikatori” në  gritje. Në këto zgjedhje nuk ka një garë politike mes partisë në pushtet dhe opozitës. Në pushtet nuk kemi një parti që drejton, por një grup njerëzish që kanë kapur shtetin. Prej tetë vitesh ky grup ka punuar për interesat e tij personale, duke u fuqizuar politikisht dhe ekonomikisht, duke i shpërndarë tentakulat e tij në çdo cep të Shqipërisë, duke i dalë kundër edhe socialistëve të thjeshtë dhe punëtorë, për shkak se nuk i shërbejnë interesave të tyre. Këto tetë vite lideri i këtij grupi ka marrë pushtet të pakufizuar, duke kontrolluar, uzurpuar, eleminuar të gjitha fushat social-politike të vendit. Ky pushtet i pacënueshëm dhe sjellje prej diktatori nuk është veçse meritë e lakmisë dhe intrigave të tij për pushtet. Nuk kemi pasur mundësi të ngrihemi të protesojmë, kur kemi parë vendin të degradojë, kur çmimet u rritën dhe taksat u rritën, kur bëhen pazare politike në kurrizin tonë, kur objeket historike shëmben se domosdo, do jepen leje ndërtime për rë bërë qoka e për të ndërtuar vendin e ri. Diktatori i sotëm nuk ka asnjë ndryshim soçial dhe politik nga diktatori i vjetër. Filozofia e ndërtimit të njeriut dhe shtetit të ri u vu re që në shpalosjen e programit politik të titulluar “Rilindje”.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Heshtja dhe frika janë komponentët që mbajnë në pushtet dikatorin dhe të besuarit e tij. Një popull që nuk kërkon të drejtat e tij nuk e do as veten dhe as atdheun. Në rastin tonë, arma me të cilën mund t’i japim fund këtij pushteti është vota. Nga viti në vit kemi vënë re sesi ekonomia e vendit tonë është dobësuar, sesi inflaçioni është rritur, sesi krimi i organizuar është fuqizuar sesi pushteti është keqpërdorur dhe premtimet nuk janë mbajtur dhe ligji është shkelur. 25 prilli është shansi ynë për t’i dhënë fund këtij pushteti. Nga vend mikpritës dhe me besë, sot jemi kthyer në një vend bandash dhe krimi të organizuar.

Vota është instrument ndëshkimi dhe mekanizëm ndryshimi. Ajo nënkupton përgjegjësi qytetare që thërret përgjegjshmërinë e qeverisjes. Vota është pushteti qytetar që mbron shtetin dhe shpëton shoqërinë. Ne nuk kemi për ta sjellë kurrë ndryshimin nëse ne 25 prill nuk i drejtohemi kutive të votimit, nuk na sjell asnjë fryt të rrimë në shtëpi a në kafen dhe të themi që ky vend nuk bëhet. Vendin do ta bëjmë ne, me votën tonë, me parimet tona dhe me sjelljen tonë. Vota, është mekanizmi që do t’ia marrë pushtetin diktatorot dhe do ja sjellë popullit. Asnjë ndryshim nuk vjen nga jashtë-brenda, asnjë i huaj nuk e di më mirë së çka na nevoitet sesa e dimë ne. U bënë 30 vite që i mbajnë sytë nga ndërkombëtarët si shpresa e madhe për të çuar në rrugën e duhur, duke mos kuptuar se rrugën e duhur e dime veç ne: në të cilët jetojmë çdo ditë në këtë vend, paguajmë taksat dhe detyrimet dhe presim që shteti të na përgjigjet. Rrugën e duhur për të tashmen dhe të ardhmen e dimë dhe mund ta ndërtojmë ne që kemi vite e shohim vendim si degradon dhe kemi nevojë për një qeveri që të na përfaqësojë, jo që të na detyrojë të emigrojmë. Vendin do ta bëjmë ne, të cilët deri më sot kemi parë sesi është çbërë ky vend. I gjithë ky vullnet për të ndërtuar të tashmen, të ardhmen dhe vendin, ku duam të gëzojmë ditët tona nuk kryhet me simbolikën e diktatorit të rënë, në kohën që një tjetër diktator e kemi në pushtet.

Le ta mendojmë 25 prillin si ditën e ndryshimit, si ditën plot djell që do të kthejë faqen e historisë, ditën që politikëbërësit do të kenë frikë nga vota e qytetarëve, ditën që pushteti nuk do të jetë më i pakufizaur, ditën mund të protësojmë lirisht dhe të kemi shtetin në krah për çdo nevojë e kërkesë qytetare.

Etiketa: bustidiktatorifrikaheshtjaJona KoprenckaNe rrëzuam bustin por jo diktatorin

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Ulen shifrat e infektimeve në Kosovë, regjistrohen 11 fatalitete gjatë 24 orëve të fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com