Mos shani Tinka Kurtin dhe Robert Ndrenikën, por Gishton e Shkodrës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos shani Tinka Kurtin dhe Robert Ndrenikën, por Gishton e Shkodrës

06:30 | 02/04/2021
në Kryesore
0

Nga Enkel Demi

Ka një thënie në Shkodër: “Njeri bahet fmi dy herë; kur lind dhe kur bahet plak”. Sak në Shkodër Edi Rama nxorri sërish gishtin e mesit ndaj kalimtarëve që po qëmtonin mospërfillës paradën e tij bashkë me shpurën e rojeve dhe do rilindas sypërmbys. Sak në Shkodër Tinka Kurti është ngjitur për herë të parë në skenën e Teatrit, kurse sot na thotë që duhet të votojmë Edi Ramën, atë tipin e gishtit, i cili me gjasë do e thithi në gojë në 25 prill.

Njeriu është një qenie, e cila është gatuar për ta dashur jetën, prandaj akti i vetëvrasjes, eutanazisë është tronditës dhe shkakton polemika të mëdha që nuk shterrojnë për shumë kohë. Gjithsesi, me përjashtime të vogla njeriu nuk heq dorë lehtë nga jeta, sido që të jenë rrethanat e saj. Kjo është arsyeja që njeriu mbretëron në kushte gjëmash natyrore, fatkeqësi të mëdha, luftë, terror, diktaturë. Kapet me thonj dhe ia del të gjallojë. E drejta për të jetuar është e sanksionuar në kushtetuta, karta të drejtave të njeriut, librat e shenjtë, traktate. Jeta është instikt, prandaj ndërprerja e saj shkakton ndjesi nga më të llahtarshmet. Kjo mund ta bëjë njeriun të përkulshëm dhe të gatshëm për të hyrë në pazar. Çmimi në këto raste është përherë i lirë… as 5 dollarë nuk i ka kushtuar Edi Ramës me dy artistët e mëdhenj, sa një vaksinë.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Por, njeriu është edhe qenie morale, ka ndërgjegjie. Ka plot që kanë shkuar në satër, se nuk kanë shkelur mbi parimet, mbi idealet, ku kanë ngritur monumentin e jetës së tyre. Por, nuk është ky rasti, sepse thënia shkodrane me gjasë është shterruese për dy artistët e mirënjohur.

Ndaj, e mira është ta lëmë plakun në shenjtninë e tij, siç na ka pas thënë Migjeni. E keqja është tek Gishtoja që sërish ka luajtur me dobësinë njerëzore si bën djalli, kur ia ka ënda të të tundojë. Në shkretëtirën e agjërimit a nuk të joshte djalli me mbretërinë e botës, me provën ndaj Zotit, me pasuri, pushtet? Por, jo çdokush ia del, aq më shumë kur djalli të vjen me një vaksinë që të fal jetën, në mënyrë që ta shtysh dhe ca ditë më shumë. Vjen një moshë, kur dekika të hyn në xhep, jo më dita, muaji, viti…

Para disa javësh shkruajta një shkrim me titull: “Po ta kishe nënën gjallë do vaksinoje Tinka Kurtin të parën?”. Në fakt, nuk e dija në atë kohë se për çfarë do ta përdorte Gishtoja artisten e madhe. Sot, e dimë të gjithë që për pushtet ai do të kalonte edhe mbi të ëmën, porsi dikur, tek shkeli mbi babën politik a biologjik qoftë.

Prandaj, nuk duhet, nuk ia vlen rrebeshi i fyerjeve për artistët kolaboracionistë të Rilindjes. Ata u yshtën, u thyen. Yshtësi është dreqi vetë, për atë na duhet temjani.

Etiketa: edi ramaGishtoGishto i ShkodrëskolaboracionistëMos shani Tinka Kurtin dhe Robert Ndrenikën por Gishton e ShkodrësRobert NdrenikatemjanTinka Kurtiyshtësi

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Meta s’shkarkon Bushatin, “Zëri i Amerikës”: Lëvizja e Ramës shkaktoi habi

“Punëtorë nga Bangladeshi”, Rama: Ku merr vesh Ditmir Bushati nga këto punë (film)

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com