Qeveria italiane ka vendosur një karantinë të detyrueshme pesëditore për udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Masat vijnë në një kohë kur blloku po përballet me një valë të tretë të koronavirusit ndërsa numri i të infektuarve rritet në një numër vendesh.
Më parë, vetëm personat që vinin nga jashtë bllokut e kishin si detyrim që të vetëizoloheshin.
Vendimi i marrë ditën e sotme vjen në një kohë kur rregullat e vendosura kryesisht në Evropë kërkojnë që udhëtarët të paraqesin teste negativ koronavirusi për të kaluar. I njëjti rregull është në fuqi edhe në Gjermani.