Liderët botërorë bëhen bashkë, firmosin Traktatin PostPandemi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Liderët botërorë bëhen bashkë, firmosin Traktatin PostPandemi

11:44 | 30/03/2021
në Bota, Kryesore
0

Liderët botërorë mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama ka firmosur ditën e sotme apelin për një marrëveshje postpandemi. Në Traktatin e firmosur nga 23 liderëve botërore thuhet se askush nuk fiton dot i vetëm luftën kundër virusit nëse nuk luftojmë të bashkuar.

“Pandemia COVID-19 është sprova më e fortë me të cilën bashkësia ndërkombëtare është ndeshur që prej viteve ‘40. Në atë kohë, fill pas rrënimit nga dy luftërat botërore, udhëheqësit politikë u mblodhën për të ndërtuar një sistem shumëpalësh. Objektivat ishin të qarta – të bashkonin vendet, të fashitnin tundimet për izolim e nacionalizëm dhe t’u përgjigjeshin atyre sfidave që mund të përballoheshin vetëm përmes frymës së solidaritetit e bashkëpunimit, që ishin paqja, mirëqenia, shëndeti dhe siguria”, thuhet në këtë letër.

Sot, vijon letra, “ushqejmë të njëjtën shpresë, që, ndërkohë që luftojmë së bashku për ta kaluar pandeminë, të ndërtojmë një arkitekturë më të fortë shëndetësore ndërkombëtare, që do të mbrojë brezat e ardhshëm”. “Pandemi të reja do të vijnë e urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore do të shfaqen, por asnjë qeveri apo agjenci shumëpalëshe nuk do të mund t’i përballojë e vetme këto kërcënime. Çështja nuk është a do të ndodhë, por kur. Të gjithë bashkë duhet të jemi më të përgatitur për të parashikuar, parandaluar, zbuluar, vlerësuar e për të reaguar efektivisht ndaj pandemive në mënyrë tejet të bashkërenduar”, vijon letra.

Read more

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

“Për ta arritur këtë, ne besojmë se vendet duhet të punojnë së bashku, për të shkuar drejt një pakti të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive”, thuhet në letër.
Në Traktat, Rama, Macron dhe Merkel dhe 20 liderë të tjerë të botës theksojnë se “Pandemia e COVID-19-ës ka qenë një kujtesë tronditëse dhe e dhimbshme se asnjë nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë. Për rrjedhojë, ne jemi të angazhuar të sigurojmë qasje universale e të barabartë ndaj vaksinave, barnave e mjeteve diagnostikuese të sigurta, efikase e me kosto të përballueshme për këtë pandemi e të tjerat në të ardhmen. Imunizimi është një e mirë publike globale dhe ne duhet të jemi të aftë të zhvillojmë, të prodhojmë e shpërndajmë vaksina sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

 

Më poshtë traktati i plotë:
Pandemia COVID-19 na tregoi pse duhet të veprojmë të bashkuar për një arkitekturë shëndetësore ndërkombëtare më të forte

Pandemia COVID-19 është sprova më e forte me të cilën bashkësia ndërkombëtare është ndeshur që prej viteve ‘40. Asokohe, fill pas rrënimit të dy luftërave botërore, udhëheqësit politikë u mblodhën bashkë për ndërtuar një sistem shumëpalësh. Objektivat qenë të qarta – të bashkonin vendet, të fashitnin tundimet për izolim e nacionalizëm dhe t’u përgjigjeshin atyre sfidave që mund të përballoheshin vetëm përmes frymës së solidaritetit e bashkëpunimit, e që ishin paqja, mirëqenia, shëndeti dhe siguria.
Sot, ushqejmë të njëjtën shpresë, që, ndërkohë që luftojmë së bashku për ta kaluar pandeminë, të ndërtojmë një arkitekturë më të fortë shëndetësore ndërkombëtare, që do të mbrojë brezat që vijnë. Pandemi të reja do të vijnë e urgjenca të tjera të mëdha shëndetësore do të shfaqen, por asnjë qeveri apo agjenci shumëpalëshe nuk do të mund t’i përballojë e vetme këto kërcënime. Çështja nuk është a do të ndodhë, por kur. Të gjithë bashkë duhet të jemi më të përgatitur për të parashikuar, parandaluar, zbuluar, vlerësuar e për të reaguar efektivisht ndaj pandemive në mënyrë tejet të bashkërenduar.

Për ta arritur këtë, ne besojmë se vendet duhet të punojnë së bashku, për të shkuar drejt një pakti të ri ndërkombëtar për gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemive.

Përtëritja e një angazhimi të tillë të përbashkët do të shënonte një hap themelor në rritjen e gatishmërisë kundrejt pandemive në nivelet më të larta politike. Ai do të mbështetet në kushtetutën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e do të përfshijë organizata të tjera të rëndësishme që janë kyçe për këtë angazhim, duke iu përmbajtur parimit të shëndetit për të gjithë. Instrumentet ekzistuese globale të shëndetësisë, veçanërisht, Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, do të ishin baza e këtij traktati, që do të garantonte themele të forta e të sprovuara mbi të cilat mund të zhvillohemi e të përmirësohemi.

Objektivi kryesor i traktatit në fjalë do të jetë krijimi i një qasjeje mbarëqeveritare e mbarëshoqërore, që forcon kapacitetet e qëndresën kombëtare, rajonale e globale ndaj pandemive të ardhshme. Që kjo të arrihet, duhet një rritje e konsiderueshme e bashkëpunimit ndërkombëtar për t’u përmirësuar, për shembull, në raport me sistemet e paralajmërimit, shkëmbimin e të dhënave, kërkimin shkencor, prodhimin dhe shpërndarjen në shkallë lokale, rajonale e globale të mjeteve në funksion të trajtimit mjekësor e shëndetit publik, si vaksinat, barnat, pajisjet diagnostikuese e të mbrojtjes personale.

Po kështu, për ta bërë këtë do të duhej të pranohej qasja “Një shëndetësi”, që ndërthur shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe planetit tonë. Ky traktat duhet të na çojë drejt një përgjegjshmërie të ndërsjellë e bashkëpërgjegjësie, transparence e bashkëpunimi më të madh në kuadrin e sistemit ndërkombëtar e me rregullat dhe normat e tij.

Pandemia e COVID-19-ës ka qenë një kujtesë tronditëse dhe e dhimbshme se asnjë nuk është i sigurt, nëse nuk janë të gjithë. Për rrjedhojë, ne jemi të angazhuar të sigurojmë qasje universale e të barabartë ndaj vaksinave, barnave e mjeteve diagnostikuese të sigurta, efikase e me kosto të përballueshme për këtë pandemi e të tjerat në të ardhmen. Imunizimi është një e mirë publike globale dhe ne duhet të jemi të aftë të zhvillojmë, të prodhojmë e shpërndajmë vaksina sa më shpejt të jetë e mundur.
Për ta arritur këtë, do të punojmë me krerët e shteteve e qeverive në mbarë globin dhe me të gjithë aktorët, përfshi shoqërinë civile dhe sektorin privat. Ne kemi bindjen se është përgjegjësia jonë, si drejtues të kombeve e institucioneve ndërkombëtare, të sigurohemi që bota të nxjerrë mësime nga pandemia COVID-19.

Në një kohë kur COVID-19-a ka përfituar nga dobësitë e ndasitë tona, ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u mbledhur si një bashkësi globale në një bashkëpunim paqësor që shkon përtej kësaj krize. Ngritja e kapaciteteve dhe sistemeve tona për ta bërë këtë do të dojë kohë e angazhim të qëndrueshëm politik, financiar e shoqëror për shumë vite. Solidariteti ynë për të garantuar një botë më të mirëpërgatitur do të jetë trashëgimia që do të mbrojë fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë dhe që do të ulë ndikimin e pandemive të ardhshme mbi ekonomitë e shoqëritë tona.

Gatishmëria për të reaguar ndaj pandemive kërkon udhëheqje globale, në mënyrë që të kemi një sistem shëndetësor të përshtatshëm për këtë mijëvjeçar. Që këtë angazhim ta bëjmë realitet, duhet të udhëhiqemi nga solidariteti, ndershmëria, transparenca, gjithëpërfshirja dhe barazia.

Etiketa: Kryeministri Edi Ramaliderët botërorëPandemia COVID-19Traktati PostPandemi

Të Lidhura

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

nga 27
20:46 | 01/04/2026
0

Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra. Në...

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

nga 27
20:36 | 01/04/2026
0

Ish-kryetari i grupit të Këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak të bashkisë së Durrësit, Dritan Burgija, në një lidhje me studion...

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

nga 27
19:46 | 01/04/2026
0

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë se si investimet...

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

nga 27
19:36 | 01/04/2026
0

Ryanair, linja ajrore e vetme me tarifa të ulëta në Shqipëri, sot (e mërkurë, 1 prill) çeli zyrtarisht bazën me...

Para
Basha në Fier, pritje entuziaste nga qytetarët dhe mbështetësit e tij (film)

Basha në Fier, pritje entuziaste nga qytetarët dhe mbështetësit e tij (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –

20:46 | 01/04/2026
Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

20:36 | 01/04/2026
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –

19:46 | 01/04/2026
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –

19:36 | 01/04/2026
“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –

“Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –

18:22 | 01/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –
  • Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –
  • Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet –
  • RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri –
  • “Nëse do flisja kaq troç sa Aldori, në këtë vend do bëhej nami”, Braçe hapet në Forumin e gazetarisë –
  • Rama i thotë “Jo” në heshtje kandidimit të Erion Braçes, prezanton Manastirliun tek Njësia 4 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku –
  • Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com