Autoritetet e Shëndetësisë në Itali, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23.839 raste të reja infektimesh nga COVID-19.
Nga krahu tjetër, 380 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e dërguar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 107.636 fatalitete.
Në të gjitha spitalet përtej Adriatikut aktualisht ndodhen 3.635 të shtruar në njësinë e kujdesit intensive. Lajmi mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 18.287 qytetarë.