Autoritetet shëndetësore në Greqi, kanë bërë të ditur se gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 3.113 raste të infektuar. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me virusin 72 persona.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 252,590. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 60 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2.545 kanë të bëjnë me një rast tashmë të njohur. Numri i pacientëve të trajtuar të intubuar është 728.