Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Takimin e parë Kurti-Vuçiç mund ta presim shumë shpejt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Takimin e parë Kurti-Vuçiç mund ta presim shumë shpejt

09:40 | 25/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se takimi i parë midis kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të ndodhë brenda disa javësh. Ai thotë se është inkurajuar nga vizita e fundit në Prishtinë dhe Beograd, ku, siç shprehet, ka marrë garanci se udhëheqësit janë të gatshëm të vazhdojnë dialogun.

Me Kurtin në krye të delegacionit të Kosovës, Lajçak beson se ekziston një situatë e re, sepse, sipas tij, të dy bartësit e dialogut tani kanë mandat shumë të fuqishëm, ndërsa të premten e kaluar, Këshilli Evropian ka zgjatur mandatin e Lajçakut deri në gusht të vitit 2022. “Mendoj se takimin e parë mund ta presim shumë shpejt, pa shtyrje të panevojshme. Kosova, ashtu siç jemi marrë vesh edhe me zotin Kurti, duhet të përfundojë me krijimin e institucioneve. Ka mbetur tani edhe zgjedhja e presidentit dhe përgatitja e ekipit të ri. Pas kësaj, presim që ata të jenë të gatshëm. Ai [Kurti] më ka thënë se është i gatshëm të vijë në Bruksel, për t’u takuar me presidentin Vuçiç. Vuçiç më ka thënë se është i gatshëm të vijë kurdo që të ftohet.

E rëndësishme është se gjatë qëndrimit tim të fundit në Prishtinë dhe Beograd, partnerët më kanë konfirmuar se e dinë mirë rëndësinë e dialogut dhe se janë të gatshëm të vazhdojnë me këtë proces. Natyrisht se dialogu është jo vetëm [proces] i normalizimit të marrëdhënieve, por edhe platformë ku zgjidhen problemet që sjell jeta. Po, kemi ekip të ri dhe kur jam takuar me zotin Kurti në Prishtinë, më ka thënë se duhet të njoftohet me tërë procesin, me atë që është rënë dakord dhe ky ka qenë edhe një nga qëllimet kryesore të vizitës sime. Jemi pajtuar që të takohemi edhe një herë pasi të njoftohet [me procesin], në mënyrë që të merremi vesh se si të vazhdojë procesi”.

Read more

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

Ai tha se pret takimin e radhës, për të diskutuar se në çfarë forme do të vazhdohet sepse ajo që është dakorduar, është dakorduar nga Qeveria e kaluar. “Duhet të shohim se në çfarë mase do të identifikohet Qeveria e re me atë që është rënë dakord, apo do të vijë me propozime të reja. Natyrisht se agjenda, përmbajtja e bisedimeve përcaktohet nga dy palët, Prishtina dhe Beogradi. Kemi pasur një periudhë mjaft produktive midis korrikut dhe shtatorit të vitit të kaluar. Pastaj, situata politike në Kosovë nuk ka qenë e tillë që të lejonte vazhdimin e bisedimeve për këto tema. Tani, siç e thashë, kemi garanci se të dyja palët janë të gatshme të vazhdojnë.

 

 

Nuk kemi kohë për të humbur, sepse kalendari politik është i tillë që nuk ka zgjedhje të mëdha, nuk ka në Serbi, ka zgjedhje lokale në Kosovë në vjeshtë. Kështu që, duhet ta shfrytëzojmë këtë kalendar politik dhe, siç e thashë, t’iu qasemi bisedimeve pa shtyrje. Kryeministri Kurti i ka marrë këto mesazhe nga partnerët e tij evropianë, nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, [Josep] Borrell. Ai e di se kjo [vazhdimi i dialogut] pritet nga ai”. “Unë kam thënë se nuk duam asgjë në mënyrë artificiale; natyrisht se duhet të formohen të gjitha institucionet e nevojshme. Kemi Qeverinë, kemi Kuvendin dhe duhet të zgjidhet edhe presidenti [i Kosovës]. Mendoj se kemi edhe bashkëbiseduesin kryesor. Në ekip, mendoj se do të mbeten pak a shumë edhe njerëz që e kanë udhëhequr këtë proces deri tani – pra, ajo përvoja historike. Andaj, mendoj se nuk ka arsye që të mos vazhdojmë brenda disa javësh”.

Lajçak ka folur edhe rreth çështjes së Asociacionit. “Ekziston një parim shumë mirë i njohur i së drejtës ndërkombëtare, që thotë “pacta sunt servanda” – ajo që është dakorduar, duhet të realizohet. Kjo është ajo që mund të them. Për këtë [Asociacionin] është rënë dakord shumë kohë para ardhjes sime, më 2013, më 2015. Nuk mund të sillemi sikurse kjo nuk ekziston. Pres negociata se si të realizohet kjo”. Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur edhe rreth përfshirjes së administratës së tanishme amerikane në procesin e dialogut.

“Mendoj se kemi sinjale mjaft të fuqishme që vijnë nga administrata e tanishme amerikane, që tregojnë se ata e mbështesin Bashkimin Evropian, e mbështesin procesin e zgjerimit, e mbështesin dialogun, e mbështesin misionin tim. Kjo nuk do të jetë pasive. Ata e bëjnë këtë edhe në mënyrë aktive, pra në komunikim me partnerët. Nuk dua të kthehem në të kaluarën, por e kam parë se sa keq e ka pranuar rajoni kur ka vënë re se Brukseli dhe Uashingtoni nuk flasin me gjuhën e njëjtë. Natyrisht se kjo ka qenë në dëm të të gjithëve”. “Mua më vjen shumë mirë që sërish jemi në një situatë, në të cilën jemi mësuar të jemi gjatë viteve të kaluara, duke punuar nga afër me Uashingtonin. Edhe Uashingtoni shfrytëzon ndikimin e tij për të përsëritur filozofinë e njëjtë, parimet e njëjta, që i kemi edhe ne. Mendoj se kjo është shumë mirë për rajonin”.

Miroslav Lajçak po ashtu ka folur rreth asaj se kur pritet të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. “Kam bërë përpjekje disa herë që ta shpjegoj tezën time. Do të provoj edhe një herë. Unë kam thënë se teknikisht, në një botë ideale, ajo për të cilën duam të pajtohemi – nëse kemi përpjekje të plota nga të dyja palët – mund të arrihet brenda disa muajsh. Nuk na duhen dhjetë vjetët e ardhshëm, as pesë, as tre. Por, po ashtu kam thënë se për shpejtësinë e procesit vendosin dy palët, pra Serbia dhe Kosova. Ne jemi këtu, unë jam këtu, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Ne jemi të gatshëm të shkojmë me shpejtësinë me të cilën shkojnë dy palët”.

Etiketa: Beograddialogu kosove serbikosove serbiMirosllav LajçakPrishtinë

Të Lidhura

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

nga 27
10:11 | 03/02/2026
0

Politikat sociale në arsimin e lartë përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shtetit social, duke synuar garantimin e aksesit të...

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

nga 27
09:53 | 03/02/2026
0

Gjermania po përballet me një mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar — nga infermierët te specialistët e IT-së. Por...

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

nga 27
09:37 | 03/02/2026
0

Gjykata e Fierit ka dënuar me 25 vite burg, Laert Hasallën, i cili tre vite më parë dyshohet se porositi...

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

nga 27
09:17 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash në dy minimarkete në Vlorë....

Para
Përleshje me thika në Tiranë, plagoset një person

Përdhunoi një vajzë të mitur, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

10:11 | 03/02/2026
Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

09:53 | 03/02/2026
Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

09:37 | 03/02/2026
Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

09:17 | 03/02/2026
Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin –

Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin –

09:01 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –
  • Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –
  • Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –
  • Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –
  • Banorët Luzit ngrihen përsëri në protestë për rrugën, edhe nxënësit bojkotojnë mësimin –
  • Pasi përzuri rininë dhe ‘trurin’ e vendit, Rama po e mbush Shqipërinë me indianë, filipinas dhe egjiptianë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –
  • Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com