Basha para Komisioneres së BE: Kemi plan konkret pune të trajnuar e paguar mirë

Lexo edhe

Gjatë një tryeze diskutimi me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel, dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli për programin e PD për arsimin në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Basha tha se ka një plan konkret pune, që ofron trajnim të dyfishtë profesional në mbi 20 disiplina të ndryshme.

Gjithashtu kryedemokrati u shpreh se qëllimi i PD është që të ndërtojë dhe të mbështesë një klasë të mesme të trajnuar mirë dhe të paguar mirë, duke shtuar se për të sjellë ndryshimin e vërtetë, duhet filluar një rrugë e sigurt drejt BE-së.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Si mund ta ndalojmë largimin e talenteve të saj? Si mund t’i bëjmë investitorët e huaj të kthejnë shikimin e tyre drejt një vendi që ka një potencial kaq të madh dhe një rini të mrekullueshme? Si mund të bëjmë të mundur që të kemi këtë bashkëpunim midis sektorit privat, si investitorëve vendas dhe të huaj ndërkombëtarë, universiteteve dhe sektorit të kërkimit,. Kjo është një pyetje që na shqetëson që prej shumë vitesh. Për këtë arsye së bashku me ekipin më të shkëlqyer të ekspertëve shqiptarë dhe ekspertëve të huaj, ku unë do të doja të theksoja ekspertët nga Konrad Adenauer Stiftung, si dhe institucione të tjera politikëbërëse, Instituti Robert Schuman, kemi ardhur me një strategji që tani është bërë një plan.

Një plan i cili është gati të nisë dhe që fillon me një hap shumë të thjeshtë, por të nevojshëm. Hapi ynë i parë do të jetë ofrimi i kurseve në internet të gjuhëve të huaja falas për të rinjtë shqiptarë dhe për individët shqiptarë deri në 35 vjeç. Do të ofrohen 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht. Kjo mundësi e jashtëzakonshme do t’i ofrohet kujtdo, qoftë ky banor i kryeqytetit apo që jeton në skajet më të largëta të vendit tonë. Qeveria Shqiptare, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të bërë që kjo të mos ndodhë thjesht formalisht, i cili është një program tashmë, një platformë që është gati të nisë, por edhe për ta bërë atë reale, të arritshme nga çdo i ri, çdo person nën moshën e 35, që dëshiron. Gjithashtu kemi një plan konkret pune që ofron trajnim të dyfishtë profesional në mbi 20 disiplina të ndryshme.

Së pari, kjo do të arrihet përmes arsimit online, që është akredituar, nëse dikush dëshiron të vazhdojë studimet Bachelor ose Master, dhe kjo është dicka e jashtëzakonshme. Konsiderohet e tillë sepse një nga fushat me të cilat Evropa po bën përparim, vende të caktuara si Gjermania, si Austria janë duke bërë përparim të jashtëzakonshëm duke përqafuar mundësinë e formimit të dyfishtë profesional për të sjellë të rinjtë në frontin kryesor të zhvillimit ekonomik dhe mundësive ekonomike. Dhe ky është një shembull që duhet të ndjekim. Kjo është arsyeja pse tani planifikojmë të progresojmë me këtë trajnim të dyfishtë profesional në njëzet lëndë që përqendrohen në disa nga përparësitë e vendit, ndërsa unë nuk mund të ndalem së nënvizuari, dhe theksuari rëndësinë e agjendës dixhitale që përmendi komisioneria Gabriel. Kjo është një përparësi kryesore sepse është një mundësi e jashtëzakonshme.

Trajnimi i të rinjve tanë në fushën e inovacionit, të komunikimit dhe teknologjisë së informacionit, përgatitja e të rinjve tanë, për mundësitë e punësimit në një sektor që ka nevojë ndërkohë që flasim aktualisht, duke parë disa statistika evropiane, janë 500.000 vende të lira pune vetëm në këtë fushë. Kjo do të jetë një shtytje e jashtëzakonshme për të rinjtë dhe për qëllimin tonë për të ndërtuar dhe mbështetur një klasë të mesme të trajnuar mirë dhe të paguar mirë, sepse përparësia e trajnimit në këtë fushë në veçanti është se ata do të marrin aftësi të larta që aktualisht i marrin vetëm përmes emigracionit, do të kenë mundësi të punësohen, pasi punësimi është një arsye për të cilin ata po largohen masivisht nga vendi dhe do të marrin rimbursim dinjitoz, paga që do të sigurojnë mirëqenien e të rinjve dhe problemet e të rinjve që krijojnë një familje. Por tani jo duke braktisur vendin e tyre, por duke qëndruar aty, në qytetet e dhe komunitetet e tyre. Kjo është arsyeja pse dixhitalizimi dhe në veçanti, tërheqja e investimeve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe Inovacioni është një përparësi kryesore që do të jetë e mjaft e pranishme në këtë program të dyfishtë të trajnimit profesional dhe në disiplinat e ndryshme që do të ofrojë ky program i dyfishtë profesional.

Ne do të të bëjmë gjithçka këtu në Shqipëri, për t’u siguruar që vullneti ynë politik, paratë e taksapaguesve tanë, aftësitë e Universitetit Evropian dhe trajnerët dhe studiuesit më të mirë të universiteteve evropiane, me të cilat ne po bëjmë partneritet, do të justifikojnë Investimin e Fondeve Evropiane, të parave të taksapaguesve Evropianë.

Kjo është arsyeja pse duhet të ecim përpara me integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo është arsyeja pse ndryshimi në Shqipëri mund të vijë dhe do të vijë vetëm kur Shqipëria shkon përpara drejt anëtarësimit të plotë dhe kjo është arsyeja pse është angazhimi ynë për të përmbushur 15 kushtet, parakushtet për të hapur negociatat në mënyrë që të sigurohemi që ne ta shfrytëzojmë këtë mundësi të jashtëzakonshme që do të ofrojë procesi, që platforma juaj zonja Komisionere do të ofrojë për të trajnuar të rinjtë shqiptarë.

Paralelisht me këtë, ne po diskutojmë mundësinë e një kampusi miks të pazëvendësueshëm, duke kombinuar pesë ose gjashtë universitete të ndryshme që duhet t’u japin njerëzve tanë mundësinë të qëndrojnë në Shqipëri dhe të përfundojnë si programin Bachelor ashtu edhe atë Master. Kjo, për të tërheur studentët nga rajoni në mënyrë që të përmirësohet ndërlidhja. Kjo mundësi tjetër, gjithashtu kërkon mbështetje jo vetëm nga universitetet, por edhe nga Komisioni Evropian.

Për një plan të tillë ne kemi nevojë për mbështetje dhe kjo është ajo që na bashkon. Për një plan të tillë duhet të hapim një kapitull të ri në Shqipëri dhe për këtë duhet të rikthejmë shpresën dhe besimin në një të ardhme shprese për brezin e ri. Ne jemi një vend i shkëlqyeshëm, kemi njerëz të shkëlqyeshëm. Ne thjesht duhet t’u japim atyre mundësitë për të qëndruar këtu dhe për ta kthyer këtë potencial në mundësi që iu ofrohen atyre dhe të gjithë e dinë deri në momentin që flasim f se këto ndryshime janë të nevojshme. Të gjithë janë duke kërkuar që të ndodhë ky ndryshim. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë këtë ndryshim të vërtetë; ne duhet të fillojmë një rrugë të sigurt drejt BE-së. Ne kemi bërë hapa progresues në të kaluarën. Përsëri kemi bërë të mundur që Shqipëria të lëvizë pa viza. Ne bëmë të mundur që Shqipëria të bëhet anëtare e NATO-s. Ne mund ta kishim bërë pa mbështetjen e miqve tanë.

Ju e dini që ishte një dramë e madhe, vendi ishte i izoluar, kështu që tani unë jam plot shpresë se ajo që duket si një sfidë e madhe, dhe kjo është një sfidë e madhe, një dëshirë, me ndihmën e të gjithë juve dhe me një platformë të ofruar nga Bashkimi Evropian të jetë në fund fati ynë.

Me platformën e ofruar nga komisioneri evropian nën udhëheqjen e komisionerit Gabriel, të bëhet e mundur që synimet tona të jenë impiante konkrete të krijuar së bashku, për të ofruar kurse falas në pesë gjuhët e huaja, trajnim i dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme, për të filluar realizimin e rezultateve të dëshiruara. Ne e dimë problemin. Ne kemi ndërtuar zgjidhjen. Ne kemi aftësitë dhe vendosmërinë për ta zbatuar atë dhe kemi edhe partnerët dhe miqtë e duhur për ta realizuar atë sa më shpejt të jetë e mundur, faleminderit shumë!

Unë jam shumë mirënjohës për punën tuaj dhe për angazhimin tuaj në veçanti për ju komisioneri Gabriel dhe shpresoj shumë t’ju mirëpres në Shqipëri së shpejti të fillojmë punën për ta zbatuar këtë program, që do të transformojë vendin tonë dhe shpresojmë të sigurojë një shembuj të mirë të udhëheqjes nga Ballkani Perëndimor se si ta transformojmë vendin tonë dhe ta rritim punësim për të rinjtë dhe gratë. Faleminderit shumë!

Të Lidhura

Para