Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një intervistë në TV Klan ka dhënë mendimin e saj për kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Ajo tha se e shikon Bashën si një lider europian dhe shpresëdhënës që do ta çojë Shqipërinë drejt Europës, pasi e ka treguar vten e tij me anëtarësimin ne NATO dhe liberalizimin e vizave.
Për sa i përket Ramës, zëdhënësja e PD tha se nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna dhe është një lider që vlerëson më shumë fasadën dhe do që gjërat të duken mirë nga jashtë.
Orinda Huta: Për sai përket liderit Basha ti ke mendimin tënd personal. Si e shikon atë si një udhëheqës qoftë si kryetar të Partisë Demokratike, por edhe si Kryeministër në të ardhmen nëse arrin të fitojë zgjedhjet. Mendimi juaj cili është?
Floriana Garo: Mendimi im është që Zoti Basha është një lider Evropian, është një lider shpresëdhënes që e ka treguar veten e tij se çfarë mund të bëjë për shqiptarët, me dy gjërat më trë rëndësihme që kanë ndodhur, futja në NATO dhe liberalizimi i vizave. Ai e ka treguar veten e tij dhe unë pajtetër që besoj se ai do të na çojë drejt Evropës. Sigurisht që është një rrugë e vështirë, sepse ka qenë gjithmonë e tillë. Shqipëria nuk është në atë fazë tashmë, por sigurisht është e arritshme.
Orinda Huta: Liderin e Partisë Demokratike dhe kur ka qenë në udhëheqje sigurisht që nuk e kanë ndjekur vetëm bëma të mira, por ashtu siç e kanë ndjekur dhe liderin e Partisë Socialiste sot që flasim. Nëse unë do të pyes për liderin e PS, çfarë mendimi ke?
Floriana Garo: Për sa i përket bëmave pastaj i ngelet popullit të gjykojë dhe të vendos nëpermjet votës dhe kjo është e rëndësishme ndaj dhe dua ta theksoj që është fuqia më e madhe që çdo qytetar ka dhe është të vendosë për fatin e tij dhe çdo kush duhet të ngrihet dhe të votojë. Kjo është absolutisht e padiskutueshme. Pastaj përshtypjet e mia për liderin socialist janë që… mendoj që njerëzit kanë pritur shumë në 2013-ën, që nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna. Dhe është një lider që vlerëson shumë fasadën, imazhin, gjërat të duken sa më mirë. Unë e besoj këtë se kam qenë vetë pjesë e asaj që gjërat duhet të dukeshin mirë, por ama substanca duhet të jetë shumë më tepër se kaq për mendimin tim.