Kruetari i PD-së, Lulzim Basha është ndalur mesditën e sotme brenda qytetit të Beratit.
Simpatizantët e PD-së e kanë pritur Bashën mes brohërimave dhe thirrjeve në kor; “Rama ik!” dhe “Lulzim Basha, Lulzim Basha!”.
Basha ka zgjedhur që të ecë përgjatë rrugës kryesore, për të shkuar në këmbë në lagjen që të çon për në kala.