Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri i ka dhënë fund jetës, duke u vetëhedhur nga lartësia.
Policia njofton se viktimë është 30-vjeçari F. V., i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 19.03.2021, rreth orës 13:31, në Qesarakë, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi F. V., rreth 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.