Gjuha e “shkeljes së këmbës”, talenti i “fshehur” i nënave shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjuha e “shkeljes së këmbës”, talenti i “fshehur” i nënave shqiptare

12:20 | 18/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

Nga Alma Nikolli
Ishte një kohë kur ishim fëmijë, fëmijë shqiptarë. Shikimi domethënës prindëror nënkuptonte sjellje të shumta preçize që nuk duhet kurrsesi t’i ngatërroje. Në një dhomë plot me njerëz, babai apo nëna gjenin sytë e tu dhe nga serioziteti i syve të tyre t’i kuptoje se ajo që po bën thjesht duhet të përfundojë. E dije që nuk mund të bëje sikur nuk i pe, detyra jote prej fëmije çamarrok ishte të mbaje gjithmonë njërin sy nga “qendra e kontrollit”.
Të mos flasim për atë shtrembërimin e famshëm të buzëve, apo shkeljen e këmbës me stil nën tavolinë. Edhe kur më rebeli ndër ne tentonte ndonjë revolucion: “Mami, kishe ndonjë gjë që më shkele?!, përgjigjia vinte shtruar e qetë: “Ooooo, më fal, pa dashje”. Dhe tërhiqte këmbët çlirët e habitshëm duke formuar këndin 90 gradësh. Por mes teje dhe saj tashmë ishte formuar trekëndëshi, sepse një sqarim për rebelimin turpërues kishe për ta dhënë më vonë.
Thuajse çdo mama ishte e njëjta, secila e kuptonte gjuhën e “shkeljes së këmbës”, ama krejt rastësisht të gjitha të shkelnin nën tavolinë kur kishe përrallisur ndonjë histori a koment familjar. Shkelja nuk të vriste kurrë, ishte gjithnjë e butë dhe pak qesharake…e megjithatë me shumë dashuri brenda. E kush ishte ajo nënë që nuk donte që fëmija i saj të ishte më perfekti? Sipas mënyrës së saj prej mamaje.
I respektueshëm nuk lind, ama të jesh fëmijë shqiptar do të thotë të bëhesh që në vitet e para të jetës tënde. Ndryshe nga sot, që gati janë harruar vizitorët/mysafirët në shtëpi, në vitet e fëmijërisë time shumë herë shtëpia ishte plot. Halla o teze, kushërinj apo kushërira, e akoma më shpesh komshie e komshinj.
Ishe pa fat kur në momentin e mbërritjes së tyre ti nuk kishe qëlluar në dhomën e ndenjes. Duhet të futeshe e vetme në dhomë të takoje secilin prej tyre, duke ua dhënë dorën sipas moshës. Siklet më vete. Cila ishte halla më e madhe? Po me tetat si të ia bëje? Nga cila anë duhet të ja nisje me dhënien e dorës, sepse me siguri ato ishin ulur në radhë sipas “rëndësisë”, po cila ishte e madhja, e cila e vogla?
Psikologjia e prindit shqiptar i tejkalonte kufijtë vendas. Teksa si vajza të rritura, me një gotë vere përpara diskutonim gjithë nostalgji e dashuri fëmijërinë dhe prindërimin e paçmuar të prindërve tanë, një mikja ime e rritur jashtë Shqipërisë më tregoi një episod sa të bukur aq edhe humoristik. Në ndryshim me fëmijërinë time në të sajën kishte pasur supermarkete apo superdyqane. Siç më tregonte, nuk i rastiste shpesh të llastohej për të kërkuar ndonjë çokollatë apo biskotë, prindërit i blinin gjithmonë aq sa duhej dhe ishte e kënaqur…Pooooor, edhe fëmija më i mbarë në botë është fëmijë dhe ky është bekim.
Një ditë gjatë shëtitjes në supermarket i ishte “tekur” për ca karamele dhe i ati që kurrë s’i thoshte jo, kishte vendosur që në atë moment të mos ia blinte. Në dukje e bindur dhe pa asnjë kundërshtim, ajo i futi karamelet fshehurazi në xhep. Gjatë mbrëmjes në shtëpi e qetë që ja hodhi kësaj prapësie, e pamësuar me djallëzi ajo ishte futur duke ngrënë karamele poshtë tavolinës…Reagimi i prindërve? “Nuk të vjen turp që ha vetëm dhe nuk u jep të tjerëve?”… Me sytë e trembur dhe të habitur sheh disa gra e burra, ndërsa në dorën e vogël mbante karamelet. Ç’të ndante me ta?
Ajo e dinte që të merrje diçka pa paguar në dyqan ishte një gabim shumë i madh, e dinte fort mirë përderisa nuk e kishte bërë kurrë në jetë deri në atë moment. Ishte diçka që nuk ndodhi më kurrë. Prindërit ia kishin mësuar me kohë. Ajo që i mësuan prindërit atë ditë ishte bujaria shqiptare. Të ndash me mikun, nuk ka rëndësi se çfarë. Kjo është kultura me të cilën na kanë rritur. Madje, madje të ndaje ishte pak “vetëflijuese”, sepse copën më të vogël të çokollatës do ta mbaje gjithmonë për vete.
Një nga metodat perëndimore të prindërimit është ta trajtosh fëmijën si të rritur. Të ulesh në nivelin e tij, ta shikosh në sy dhe t’i flasësh si një të rrituri për pasojat e veprimeve të tij.
Mesa duket prindërit shqiptarë e kanë pasur natyrale këtë aftësi. Një hap më para madje, na i kanë dhënë disa leksione jete pa na folur fare…vetëm me sy e shkelje këmbe…:P
Etiketa: Alma Nikollinënatnënat shqiptarePsikologjia e prindit shqiptarrespekti

Të Lidhura

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

nga 27
10:31 | 03/02/2026
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar një sqarim nga ministrja e Shëndetësisë, për një qendër shëndetësore në njësinë...

“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala –

Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

nga 27
10:21 | 03/02/2026
0

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka rihapur debatin mbi rikthimin e Rusisë në arenën ndërkombëtare të futbollit, duke kërkuar heqjen...

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

nga 27
10:11 | 03/02/2026
0

Politikat sociale në arsimin e lartë përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të shtetit social, duke synuar garantimin e aksesit të...

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

nga 27
09:53 | 03/02/2026
0

Gjermania po përballet me një mungesë të madhe të punëtorëve të kualifikuar — nga infermierët te specialistët e IT-së. Por...

Para
Çamërinë mos e harroni…! Hekuran Halili: E dinë forcën tonë, ndaj përdorën taktikën, përça e sundo

Çamërinë mos e harroni...! Hekuran Halili: E dinë forcën tonë, ndaj përdorën taktikën, përça e sundo

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

“Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –

10:31 | 03/02/2026
“Një vit për t’u duartrokitur” – Infantino inkurajon futbollin shqiptar në mbrëmjen gala –

Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

10:21 | 03/02/2026
Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –

10:11 | 03/02/2026
Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –

09:53 | 03/02/2026
Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –

09:37 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –
  • Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –
  • Nga 638 shërbime ofron vetëm 1 përfitim real, pse nuk funksionon Karta e Studentit? –
  • Gjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha –
  • Porositi vrasjen e 31-vjeçarit për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg Laert Hasalla –
  • Vodhi shuma parash në dy minimarkete, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Qendra shëndetësore nuk funksionon prej 4 muajsh”, Braçe i kërkon llogari ministres së Shëndetësisë –
  • Futbolli nuk duhet të ndëshkojë popujt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com