Mësuesit për VOA: Kemi frikë nga vaksina, nuk flasim se na pushojnë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësuesit për VOA: Kemi frikë nga vaksina, nuk flasim se na pushojnë

10:17 | 17/03/2021
në Kryesore
0

Në Shqipëri, nisi mes refuzimit dhe një entuziazmi të përmbajtur vaksinimi i mësuesve në kryeqytet dhe qytete të tjera me vaksinën Astra Zeneca kundër virusit COVID-19. Një pjesë jo e vogël e mësuesve refuzuan ta merrnin këtë vaksinë, ndërsa një pjesë tjetër pohonin jashtë kamerave pasigurinë dhe frikën e tyre për pasojat e saj.

Vendimet e disa shteteve europiane për pezullimin e vaksinës Astra Zeneca nuk e frenuan nisjen e vaksinimit të mësuesve në qytetet kryesore të Shqipërisë me këtë vaksinë. Në shkollat Ismail Qemali, Petro Nini Luarasi dhe 4 dëshmorët, u hapën qendrat e vaksinimit, të cilat u bënë mikpritëse edhe për gjithë shkollat e tjera.

Mësuesit vinin grupe grupe sipas një kalendari të përcaktuar së bashku me drejtuesit e shkollave, një pjesë nuk paraqiteshin pranë këtyre qendrave, ndërsa një pjesë tjetër, edhe pse kishin ardhur aty, refuzuan me shkrim ta marrnin vaksinën Astra Zeneca.

Read more

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Jashtë kamerave mësuesit pohuan për gazetarët frikën dhe pasigurinë e tyre ndaj vaksinës Astra Zeneca, një pjesë tjetër ishin shumë entuziastë, por asnjë grup dhe as tjetri nuk pranonin të flisnin para mikrofonit, duke shmangur identifikimin e tyre në publik, për të larguar, sic pohonin, ndonjë masë administrative ndaj tyre.

Një pjesë tjetër e mësuesve vazhdonin në heshtje vaksinimin, duke mbajtur shpresa të mëdha tek shkencëtarët në këtë periudhë pandemie. Drejtuesit e shkollave pohonin se një pjesë e mësuesve kishin refuzuar të merrnin vaksinën Astra Zeneca për arsye të ndryshme, dhe se kjo ishte e drejta e tyre.

Një drejtuese e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se procesi i vaksinimit ka ecur normalisht, ndërsa për refuzimet shtoi se ishin thjesht shtyrje datash për arsye shëndetësore.

Vaksinimi i mësuesve nisi në mëngjes në Gjirokastër, ku sërish arsimtarët paraqisteshin sipas një kalendari të hartuar më parë dhe një pjesë refuzonin ta merrnin vaksinën ose prej frikës ose për arsye shëndetësore. Drejtuesit e shkollave dhe shëndetësisë në Gjirokastër pohuan se gjithë mësuesit janë informuar maksimalisht për vaksinën dhe pjesëmarrja në proces është e madhe, ndërsa vendimi për t’u përfshirë ose jo në të është personal..

Në Shkodër vaksinimi i mësuesve nisi pasdite, pasi përfundoi procesi mësimor, ku edhe atje ishte sërish e njëjta pamje. Në qendrën sportive, ku është vendosur më herët baza e vaksinimit u paraqitën mësuesit dhe drejtorëte shkollave, të cilët pasi plotësonin formularët, merrnin vaksinën dhe një pjesë refuzuan, duke mos ardhur ose duke shkruar në tabelë arsyet e refuzimit.

Pas mjekëve dhe pensionistëve, mësuesit janë grupi i tretë që po nisin vaksinimin në Shqipëri. Një pjesë e madhe e tyre u infektuan gjatë këtij viti, ndërsa procesi mësimor vazhdon online përmes internetit.

Vendimet e disa shteteve për të pezulluar përdorimin e vaksinës Astra Zeneca shtuan hezitimin e qytetarëve për ta marrë atë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndoqën nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve në qytetin e Durrësit. Zoti Rama tha se procesi i vaksinimit me AstraZeneca po vijon në shumë vende të tjera.

Në Shqipëri kanë mbërritur mbi 80 mijë vaksina Pfizer dhe AstraZeneca, ndërsa pritet rritja e sasisë së vaksinave në javët në vijim. Deri tani qeveria shqiptare ka siguruar 1,6 milion doza vaksinash për 800 mijë qytetarë, nëpërmjet kontratave me Pfizer dhe mekanizmit COVAX.

Në të gjithë Shqipërinë janë 41 shkolla deri tani, ku është hapur procesi i vaksinimit. Komiteti Kombëtar i Vaksinimit dhe Komiteti i Imunizimit po vlerësojnë situatën hap pas hapi. Deri tani janë kryer rreth 30 mijë vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit në të gjithë vendin./VOA

Etiketa: AstraZenecaCOVAXmesuesitprocesi mësimor

Të Lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

nga 27
12:43 | 01/02/2026
0

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin...

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

nga 27
12:37 | 01/02/2026
0

Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga...

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

nga 27
12:19 | 01/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Burrel, ku një makinë ka rënë nga ura e Ulzës. Nga pamjet shihet...

Para
Aksident në Fushë-Krujë, plagosen 2 persona

Gjendet i pajetë në një parking, 66 vjeçari në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com