“Me thënë të drejtën ia dhamë votën në 2013-tën se premtoi legalizimet”, Basha takon familjen e zhgënjyer me Ramën: Çfarë duhet të bëjnë qytetarët që të përfundohet ky proces – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Me thënë të drejtën ia dhamë votën në 2013-tën se premtoi legalizimet”, Basha takon familjen e zhgënjyer me Ramën: Çfarë duhet të bëjnë qytetarët që të përfundohet ky proces

16:29 | 15/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka kërkuar qytetarëve që të bëhen të gjithë bashkë në 25 prill, në mënyrë që të largohet qeveria aktuale dhe duke premtuar se qeveria e tij do të përfundojë procesin e legalizimeve.

Këtë premtim, kreu i PD-së e bëri gjati një takimi që pati ditën e sotme me një familje nga Kamza, e cila i tregoi Bashës që në vitin 2013 ka votuar kryeministrin Rama pikërisht për arsye se kishte premtuar procesin e legalizimeve, por tashmë janë të zhgënjyer duke qenë se akoma nuk kanë marrë certifikatën e shtëpisë.

Njoftimi:

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË NJË FAMILJE NË KAMËZ QË KA PROBLEME ME LEGALIZIMET

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një familje të Kamzës, të cilën shteti nuk po i jep zgjidhje për legalizimin. Kryefamiljari Gjergj Palucaj, thotë se edhe pse i ishtë premtuar që në 2013-ën që do t’i jepej legalizimi, ai ende dhe sot endet zyrave të shtetit për të marrë legalizimin, por që nuk po gjen zgjidhje.

Gjergj Palucaj: Jo, të pa legalizuar e kam. E kam ndërtuar para 25 vitesh, në 96-ën, edhe para 2006 aplikova për legalizim, çdo gjë në rregull, e kam me certifikatën pronësie tokën, ndërtimin. Më thirrin para tre vitesh në te telefon, në 2013-ën dolën me një pankartë para të gjithë popullit të Kamzës, deklaroi me përgjegjësi që do të bëjë legalizimet falas, për të gjithë shqiptarët, edhe me thёnё tё drejtën, tё jem i sinqertë, ja dhёnё votën nё 2013-ën se do ta bënte legalizimin. Prit s’ka! Mё thirri njё me emrin Edi, mё thotë, jam Edi te Aluizni thotë, hajde ka dalë emri pёr legalizim dhe u kënaqa, shkova gjithё qejf. Kur shkoj thotë nё rregull je, mё sill dhe njё herё letra e ja çova. Prit njё javë e prit njё muaj, prit njё javë e prit njё muaj, prit e prit, pastaj nё fund mё tha shko te dogana, ai se bёri.

Ai gjithashtu thotë se edhe pse i ka shkruajtur kryeministrit, përsëri nuk ka gjetur asnjë zgjidhje. Të vetmet familje që e kanë marrë legalizimin, janë ato familje që kanë dhënë ryshfete deri në 4 mijë euro.

Gjergj Palucaj: I shkruajta Ramës. Ky ktheu përgjigje, tha shkruaji Shqipërisë që Duam. I shkruajta unë, i shkruajta herën e dytë kur më vjen një përgjigje se ku kanë humbur dokumentet, por sill dokumentet këtu thotë. I çoj unë me numër protokolli me vërtetimin e Aluizni-t që kam aplikuar me numër protokolli, me leje e me të gjitha. I çoj edhe certifikatën e pronësisë me e-mail ia çova prapë, s’më ktheu përgjigje asnjëherë. Kam bërë vetëm 6% të Rilindjes Kombëtare. Që i thotë ai Rilindje 65-shi edhe ka  bërë ndonjë që ka paguar lekë. I pyes disa unë, thonë kanë paguar 5 mijë euro, 3 mijë euro, 4 mijë euro!

Për këtë problematikë që shtrihet në të gjithë vendin, Basha tha se legalizimet kanë qenë një nga gënjeshtrat më të mëdhaja të kësaj qeverie. Por kjo do të marrë fund pas 25 prillit, ku procesi me legalizimet do të përmbyllet, pasi sipas Bashës ky është një borxh i Partisë Demokratike ndaj qytetarëve. 

Lulzim Basha: Tani i gjithë ky proces është kthyer në një proces korrupsioni. E para e punës ai i mashtroj shqiptarët, siç mashtroj me 300 mijë vendet e punës ashtu mashtroj edhe me legalizimet falas edhe me shëndetësinë falas. E dyta e punës, ai e ka përdor për të pasuruar dhe mbushë xhepat e administratës së korruptuar se kanë vajtur njerëz të korruptuar kudo. Ti po me thua që 6% i kanë marrë pjesa tjetër jo. Pse? Sepse për të edhe çështja e legalizimit nuk është çështje e vuajtjes, e gjakut, e djersës, e mundit tuaj por është çështje e pushtetit të tij politik. Tani kemi një shans të bëhemi të gjithë bashkë në 25 prill. Dhe unë të garantoj që ai proces që e nisëm ne, do ta çojmë deri në fund. Po të garantoj ty dhe gjithë familjet, që kanë ngecur 8 vite se ai nuk e mbajti premtimet për legalizimet falas, që ne do ti përmbyllim e do ti japim rrugë, sepse e kemi borxh ndaj jush në radhë të parë që e lamë në dorë të tij dhe e kemi borxh të dyfishtë për të korrigjuar edhe për të çuar në vend të gjitha ato dështimet e këtyre 8 viteve. Kështu që mos u mërzisni, këtë që po më thua e prek kudo, ka padurim të njerëzve. Më 25 prill bëhemi të gjithë bashkë për ndryshim edhe fitojmë edhe legalizimet, edhe ekonominë, edhe me shpresën e Zotit jo vetëm mos të largohen më fëmijët e shqiptarëve por të kenë mundësi edhe ata fëmijë që janë larguar, fëmijët tuaj që janë larguar t’ju krijojmë kushte të kthehen këtu me paga dinjitoze.

Etiketa: Lulzim BashaPDzgjedhjet 25 prillit

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Vlera e numrit dhe e njeriut

Vlera e numrit dhe e njeriut

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com