Si me ta shpjegue bishtin e dardhës, o mik u huaj? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si me ta shpjegue bishtin e dardhës, o mik u huaj?

14:30 | 11/03/2021
në Kryesore
0

Nga Mehmet Elezi

1.

“Ç’mund t’ju ndihmoj kundër pandemisë?”,- tha presidenti i një kompanie të huaj. Vaksina perëndimore, e pamundur. Gojca ose gojashka (maska) mbrojtëse, po.

Read more

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Përgatiti një kontenier me maska cilësore, prodhim koreanojugor. Shpenzimet e transportit, vetë. Gjithçka falë një miqësie njerëzore. Ai dhe kompania e tij s’kanë investime në Shqipëri, s’kanë interesa.

E lidha me një shoqatë humanitare në Tiranë. E pritën me gëzim. Sikur të mos ishte ai bishti i dardhës mbrapa!

Pas dy ditë sorollatjesh në doganë, shoqata njoftoi me dhimbje se dorëzohet. Dogana thotë mund ta merrni kontenierin pasi të paguani rreth 4.5 euro për kilogram. Diku rreth 12 mijë euro!

2.

Ç’më gjeti, bëra “ish” pa pasur pula! Telashe vetes dhe mikut të huaj!

France 2 po jepte një emision ankandi për sende të vjetra, të çmueshme. Një zonjë në moshë sjell një abazhur të kaditshëm, vepër e një mjeshtri të njohur.

-Në dritën e tij shoh fytyrën e nënës. Nën dritën e tij kanë qëndisur gjyshe e stërgjyshe, disa breza.

Zonja përlotet.

-Pse po e shet?

Zonja fshin lotët.

-Të ndihmoj pak dikë nga të rinjtë e sotëm. Kanë humbur punën. Kanë. Pandemia.

Komisioni i ankandit vijon vlerësimin. 1000, 1200… 1500 euro!

-Urdhëro paret. Urdhëro edhe… abazhurin!, thotë drejtuesi.

Zonja e moshuar shtanget.

-Duam edhe ne të bëjmë diçka për njerëzit. Abazhurin merre, që të shohësh prapë fytyrën e nënës nën dritën e tij. Këto të holla merri, për atë që deshe me e ndihmue.

O mik, që mbushe kontenierin nga pasuria jote, pa asnjë interes në këtë botë! Si me ta shpjegue sjelljen e zyrtarëve të vendit tim, që kërkojnë 12 mijë euro për kontenierin me ndihma për njerëzit në rrezik jete?

Etiketa: bishti i dardhësgojashkagojcamaskaMehmet EleziSi me ta shpjegue bishtin e dardhës o mik u huaj?vaksina

Të Lidhura

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

nga 27
08:28 | 05/06/2026
0

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës nisi si një plan që do t’i mundësonte Tiranës një lidhje më të shpejtë me aeroportin...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:30 | 05/06/2026
0

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:28 | 05/06/2026
0

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe...

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Para
Doda në Njësinë Nr.8: Komuniteti rom jeton në kushte çnjerëzore, do pezullojmë aktet arbitrare të qeverisë

Doda në Njësinë Nr.8: Komuniteti rom jeton në kushte çnjerëzore, do pezullojmë aktet arbitrare të qeverisë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

07:30 | 05/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

07:28 | 05/06/2026
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –
  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com