shkruan Fahri Xharra
Meqë kemi një vetëdije kombëtare të rritur, kemi njerëz të shkolluar, kemi Akademi, atëherë duhet t’i japim një embëlsi emrave shqipe të maleve, lumenjeve, qyteteteve, fshatrave shqiptare duke i ndërruar ata me emrat e origjinës – emra shqip.
Duhet t’u shpjegohet, jo vetëm neve, por edhe serbëve që emrat sllavë që i kemi nuk janë emra serbë, pasi ata janë shumë të vonshëm këndej pari. Të gjithë emrat sllavë janë nga sllavishtja e vjetër – ajo bullgare. Bullgaria është shteti i parë sllav në Ballkan.
(The Bulgars (also Bolgars or proto-Bulgarians) were a semi-nomadic people of Turkic descent, originally from Central Asia, who from the 2nd century onwards dwelled in the steppes north of the Caucasus and around the banks of river Volga (then Itil). A branch of them gave rise to the First Bulgarian Empire).
Pra, Bullgarë (Bollgarët ishin popull turk, nga Azija qendrore të cilët që në shekullin II pas Krishtit zbritën në stepat e Kaukazit rreth Lumit Vollga, pastaj në shekullin VII arritën në tokat e Thrakisë. Një degë e tyre e sllavizuar krijoi shtetin bullgar.
Bullgarët, ashtu si ishin u konvertuan në të krishterë në shekullin IX nga Bizanti.
Kjo ishte Bulgaria e shekullit IX pas Krishtit, cila i sundoi edhe tokat tona.
Bullgarët, sunduan gati 200 vjet mbi tokat tona, lageshin në katër detëra: Deti i Zi, Egje, Jon dhe Adriatik.
Kjo është një histori e shkurtër e Bullgarisë sllave, e cila na shërben për temën tonë që të kuptojmë që emërtimet sllave në tokat tona janë bullgare e as se si serbe.
Ja një përkthim qesharak serb, kur u ndërtua hekurudha Mitrovicë-Shkup, diku në mes lindi Ferizaji. Serbët duhej të benin diçka dhe e ndërruan në Freizoviq, pastaj e panë që nuk shkon dhe kaluan në Uroshevac.
Kur jemi te përkthimi dhe përshtatja e emrave sllavë nuk guxojmë në përkthimm direkt. Për shembull qyteti i Beratit, emri i tij rrjedh nga bullgarishtja Bjalligorod (Qyteti i Bardhë). A kishte me qenë në rregull ky emërtim jo? Ne duhet të dimë emrin e tij para ardhjes së bullgarëve e atëherë të vendosim. Punë e Akademisë!!!
Të shpjegojmë edhe këtë, se tek ne gjenden shumë vende me emrin Doll (Dol) e që në kuptimin sllav është Rrafshë, rrafshinë. Të mos ngutemi dhe të lindë një përkthim i tillë ne duhet të dimë se si quhej nga të parët. Këtë e shpjegon etimologu Aleksandër Hasanas: “Alberto G. Areddu, profesor i lëndëve letrare në esenë e re “Mbiemrat në Sardenjë dhe prejardhja e tyre Ballkanike”, sjell një shembull mbi fjalën “Tola”, një mbiemër ky shumë i përhapur në Sardenjë, i cili merr formë nga dy fushat e territorit të Moresë. Por, veç kësaj, ky studiues shpjegon më tej se gjen konfirmim edhe në fisin antik ilir të Tolenses, të cilët marrin këtë emër, sipas ballkanologëve, nga ilirishtja (dhe forma indo-evropiane) *tōlā, që do të thotë “fushë”.
Pra, vërejmë qartë se fjala ilire “Tolā = fushë” i përket gjuhës shqipe me kuptimin e saj “vend i ulët, i /t’ulët, vend i butë, i ulët; ultësirë”. Kjo fjalë e pastër shqipe gjendet gjithashtu edhe në emërtimin e fiseve ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni – Vlora deri në Dyrrah.
Taulantët përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shekulli VI para Krishtit me qendrat e tyre Adria dhe Sesarët. Rreth vitit 430 para Krishtit shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shekullin IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire.
Gjithashtu vërejmë se është latinizimi i emërtimit Auloni – (Vlora), ku gërma “u” lexohet “v” dhe pas kësaj kemi devijim të këtij emërtimi shqiptar: Aulona = Avlona, Vlona; Vlora (këtu edhe si rezultat i rotacionit n/r).
Dihet se në gjuhën shqipe kemi fjalën e saj “An-d dhe kând = vând’, vende troje, ndaj bashkimi i fjalës shqipe “ul, i e ulët” nga PAlb *vala me fjalën shqipe “And” jep emërtime të ndryshme të pastërta shqiptare si Tauland/t, e të tjerë. Tek gjuha shqipe kemi gjithashtu fjalën e saj “An”, e cila tregon hapësirë shtrirje trojesh të gjera “anë e paanë”, si burim edhe i fjalës shqipe “an-d e kand, andej dhe këndej”, e të tjera shembuj pambarim.
E pra, janë fjalet shqipe “ul”; Aul, (Aulona), Eol, eolianët – fise ilire të lashta (Latinisht Aeoliane), të gjitha këto nga shqipo-ilirishtja “Tolā = Fushë” prej nga ku kemi: Tol”.
Ne në Dukagjin ende e ruajmë këtë emër, ndoshta edhe pa e ditur kuptim e tij shqip: Tolaj.
Pra, akademive iu del një punë serioze në një angazhim të tillë.
Gjakovë, 05.03.21