Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka folur rreth mundësisë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, e përmendur kjo edhe nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Gjatë fjalës ssë tij, Idrizi theksoi se bashkimin kombëtar e kanë të shkruajtur në Kushtetutën e Shqipërisë në preambulën e saj është e zeza mbi të bardhë, për aspiratat e kombit shqiptarë, për identitet dhe bashkim kombëtar dhe kush kërkonte bashkimin kombëtar pa dyshim është duke zbatuar kushtetutën.
“I dëgjoni kta që thon dikujt i dhemb veshi kur ne flasim për bashkim kombëtar apo kur flet Albin Kurti. Bashkimin kombëtar e kanë të shkruajtur në Kushtetutën e Shqipërisë në preambulën e saj është e zeza mbi të bardhë, për aspiratat e kombit shqiptarë, për identitet dhe bashkim kombëtar dhe kush kërkonte bashkimin kombëtar pa dyshim është duke zbatuar kushtetutën. Kush është kundra Bashkimit kombëtar pa dyshim që është edhe kundra Kushtetutës. Të bashkohemi ne, padyshim formohet një Shqipëri më e fortë, një ekonomi më e fortë, më me peshë por jo më folklorizëm. Në rradhë të parë ne duhet të afrohemi nëpërmjet arsimit, gjuhës, akademisë së përbashkët, shkollimit njësoj të afreohemi nëpërmjet ekonomisë, ” ka dekaruar Shëtim Idrizi.