Agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agjencitë turistike rrezikojnë falimentime masive nga pandemia

08:59 | 27/02/2021
në Kryesore
0

Tregu i agjencive turistike u godit rëndë nga pandemia, duke rezultuar në falimentime masive, në rastin më të keq, apo në largime nga puna, në rastin më të mirë. Operatorët e tregut pohojnë se për vitin 2021, presin sërish të jenë në përpjekje për mbijetesë.

Turizmi i brendshëm nuk i shpëtoi financat e tyre, ndaj vëmendja është fokusuar te vera dhe destinacionet alternative që mund të shfrytëzohen.

Për shkak të kufizimeve me Europën dhe shumë vende të tjera, shqiptarët kthyen në trend për pushimet e tyre vende si Turqia, Dubai e Egjipti, ndërsa brenda vendit, interesi më i madh ishte për Korçën e Pogradecin. Situata e pandemisë dhe zgjedhjet e 25 prillit e kanë bërë të paqartë horizontin për këto biznese të cilat janë në pritje.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Pandemia e COVID-19 po duket si një fund pa fund, në kushtet kur programet e vaksinimit po ecin ngadalë, kurse variante të reja të virusit lakohen jo pak herë. Në këtë situatë, biznesi është pesimist në parashikime, duke u mjaftuar vetëm me shpresën se edhe në vitin 2021 do të mbijetojë.

Një pritshmëri të tillë ka, pak a shumë, edhe tregu i agjencive turistike, një nga më të goditurit gjatë vitit 2020. Operatorët e tregut mendojnë se heqja e plotë e kufizimeve dhe kthimi në normalitet është ende larg dhe se ky vit e ka të paqartë rrjedhën që do të marrë. Në këndvështrimin e tyre, ecuria e shifrave, jo vetëm në vend, por edhe jashtë, si dhe situata zgjedhore do të jenë përcaktues të fatit që do të ketë ky grup biznesi.

Në një kohë normale, agjencitë do të kishin marketuar destinacione të reja, si dhe do të kishin paguar garancitë për hotelet për pushimet e verës. Po sot? Sot kanë zgjedhur të presin.

“Është një situatë tërësisht kaotike dhe nëse do të bësh një gabim me paratë e tua të xhepit është të hidhesh në një destinacion të ri, apo të hapësh diçka të re. Është llogaritje shumë e gabuar dhe ne po mbajmë gjithë energjinë për verën.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë me pandeminë. Nuk po bëjmë asnjë pagesë edhe për hotelet tona ekskluzive që kemi firmosur. Kemi mbajtur rezervimet, por kemi shtyrë pagesat. Në Turqi kemi gjetur gjuhën me hotelierët që pagesat t’i bëjmë në maj” – thotë Agim Mehmeti nga “Albtours D”.

Sipas tij, turizmi në vetvete dhe agjencitë në veçanti nuk janë ndihmuar nga paketa e qeverisë. Kjo paketë cilësohet afatshkurtër, ndërkohë që duhet të ishte menduar një mbështetje të paktën njëvjeçare.

Agjencitë, mes falimentimeve dhe largimeve nga puna, shitjet rënie drastike

Mbijetesa në një treg ku qarkullimi u ul në maksimum ishte e vështirë në vitin 2020. Shumë prej agjencive nuk mbijetuan dhe shpallën falimentimin, ndërsa të tjera kanë aplikuar shkurtime të shpenzimeve aty ku munden. Sipas operatorëve të tregut, një pjesë po punojnë nga shtëpia duke u shërbyer atyre pak klientëve që kanë, ndërsa të tjerë kanë bërë shkurtime stafi. Për Sava Bardhin, nga “Sava Tours”, largimi i stafit si mjet për të ulur shpenzimet nuk është parë i arsyeshëm, pasi investimi i bërë për ta me trajnime ndër vite ka qenë i madh dhe raste të tilla, pa largime punonjësish, janë të pakta.

“Shpenzimet, fatkeqësisht, janë të njëjtat dhe të ardhurat, gati zero. Burimet njerëzore, për pjesën më të madhe të agjencive janë reduktuar. Por, për shembull, në rastin tonë dhe shumë kompanive që njoh, stafi nuk është prekur nga kriza, sepse nuk është e thjeshtë të nxjerrësh në rrugë njerëz për të cilët ne si kompani kemi investuar në vite” – pohon ajo.

Qarkullimi i agjencive në vitin 2020 ra në mënyrë dramatike dhe shpresat për rikuperim në këtë vit mbeten të paqarta. Sytë janë te sezoni veror, që është edhe motori kryesor i shitjeve dhe përbën më shumë se gjysmën e volumit vjetor.

“Agjencitë turistike janë në një situatë shumë të vështirë. E, kur them të vështirë, kam parasysh që ne si ‘Albtours D’ e mbyllëm dhjetorin në limitet e 25-27% të volumit të një viti më parë. Rënia është 70%. Ne shpresojmë të hapim verën me destinacionet e çlodhjes dhe argëtimit, sepse zënë 65% të volumit që kanë agjencitë në rezervimet e tyre dhe kjo na shërben të dalim pak mbi ujë për vitin 2021. Sikur të bëjmë 50% të volumit të 2019-s do të jemi më mirë” shprehet Agim Mehmeti, nga “Albtours D”.

Deri para krizës agjencitë, turistike ishin në lulëzim

Deri në fund të vitit 2019, në vend kishte 1,259 agjenci turistike, sipas të dhënave të INSTAT. Numri i tyre ishte rritur me shpejtësi vitet e fundit pas interesit të shtuar turistik për Shqipërinë.

Në raport me vitin 2013, agjencitë turistike u shtuan me 53%, teksa dhe zgjeruan aktivitetin në shërbimet për turistët që vinin nga jashtë dhe atyre që udhëtonin brenda vendit. Shumë agjenci të reja filluan të ofronin guida turistike, kryesisht për në veri të vendit.

Për të njëjtën periudhë numri i të punësuarve u trefishua, duke arritur në rreth 3,500. Edhe të ardhurat e agjencive janë rritur ndjeshëm, por këtu ka ndikuar dhe për shkak të një ndryshimi në mënyrën e mbajtjes së kontabilitetit që i detyronte të raportonin si të ardhur dhe vlerën e biletave, jo vetëm marzhin që ato mbanin.
Në vitin 2019, Shqipërinë e vizituan një numër rekord të huajsh prej 6.2 milionë persona, me rritje mbi 20% me bazë vjetore.

Turqia, Egjipti dhe Dubai kthehen në trend, brenda vendit kryeson Korça dhe Pogradeci

Në vitin 2021, agjencitë mendojnë se Turqia dhe Egjipti do të jenë destinacionet kryesore ku do të ketë paketa aktive për rezervime, ndërsa situata me fqinjin tonë, Greqinë, mbetet e paqartë. Agjencitë turistike dhe strukturat holeliere në këtë vend nuk kanë asnjë komunikim duke mos dhënë data se kur do të rikthehen dhe hapin dyert.

Tendenca drejt Turqisë dhe Egjiptit nuk është krejtësisht e re. E para ka shërbyer tradicionalisht si një destinacion veror, me paketa ‘all inclusive’ (të gjitha të përfshira) ndërkohë që u bë edhe më i dashur gjatë shtatorit-tetorit e nëntorit kur ishte i vetmi vend ku mund të shkoje, pasi nuk kishte kufizime.

Egjipti, nga ana tjetër, që po e merr veten vit pas viti nga pasojat e “Pranverës Arabe”, është një tjetër paketë me konceptin ‘all inclusive’. Jeta Hoxha, nga “Union Travel”, pohon se destinacione si Dubai, Turqia, Egjipti u kthyen në trend, sepse klientët mund të udhëtojnë vetëm me testin dhe duke respektuar rregullat e Covid-it.
Lidhur me destinacionet trend brenda vendit, shqiptarët kanë zgjedhur Juglindjen.

“Shqipëria, siç e thashë dhe më lart, është destinacioni më i ri i shqiptarëve. Qytete si Korça, Pogradeci janë kthyer në trend dhe Veriu i Shqipërisë gjithashtu” – thotë Sava Bardhi. Ajo shton se shtrirja e kufizimeve globalisht i ka bërë agjencitë më kreative për paketat e ofruara dhe nuk kanë munguar as ato nga rajoni apo vende si Maldive./monitor/

Etiketa: Agjensite turistikePandemia

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Homofobia, heterofobia dhe martesa!

Një vit i Tiranisë Totalitare Globale

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com