Rënia e ambasadorëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rënia e ambasadorëve

22:15 | 26/05/2016
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Në rrugë, para selisë së ambasadës italiane në Tiranë, që nga dimri i këtij viti, shfaqet një mesoburrë, i veshur jo keq, i mbajtur jo keq, por në qafë ka varur një pankartë nga ato që zakonisht i mbajnë njerëzit që kërkojnë një të drejtë nga eprori. Letra e madhe, në karton, nis me emrin e Presidentit të Italisë, Sergio Mattarela. Kartoni i shkruan Presidentit të Italisë për një lloj pensioni, një gjë që kurrë nuk është kuptuar qartë. Qytetari i pa emër, lëviz më këmbë disa minuta, e kthen shkrimin andej nga “ciklopi” i përfytyruar i Ambasadës së Italisë, dhe largohet për atë ditë. Prapë nesër… Mediat shqiptare as e çajnë kokën për këtë lajm; aq më pak mediat italiane.

Ambasada e Italisë as do t’ia dijë për letrën që dikush nga Shqipëria i drejton publikisht kryetarit të shtetit italian. Muri i stërgjatë i selisë së Ambasadës, përballë relikes socialiste të Televizionit Shqiptar; të dy duket se bëjnë garën e murgut. Dikur këtu binin e zgjoheshin, qindra qytetarë shqiptarë, me sytë të lëngëzuar për nga sporteli i vogël sa një dritare burgu në murin e Ambasadës. Shkrimtari dhe gazetari i famshëm, Petro Marko, që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kishte shkruar esse tek gjente mëngjeseve fshatarët e tij duke pritur diplomatin italian. Tani gjithçka tek ai mur i stërgjatë, mu në trotuar, hesht si një murg i shkuar kohe.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edhe pse dikush nga Shqipëria, (ky më duket si personazh i librave të Petro Markos), i kërkon diçka Presidentit të Italisë, askush nga Ambasada italiane nuk do t’ia dijë.

Të dy ndodhen ballë përballë si hije. As qytetari nuk ekziston për ambasadorin, por as ambasadori nuk ekziston për qytetarin.

Ambasadorët kanë rënë.

Dje, një politikan shqiptar, i rëndësishëm për vitet e reja të Demokracisë, deklaroi kundër sjelljes së ambasadorëve. Genc Ruli i përket plejadës së re të politikës së hapur, antikomuniste dhe përparimtare të vendit. Ai, duke reaguar ndaj sjelljes së ambasadorëve, tha se “nuk ka pse të shesim gjithçka…” për të fituar një vemendje të tyre. Prej kohësh tema e ambasadorëve dhe sjellja e tyre jo aq e denjë, është bërë temë për diskutime edhe në mediat, që për hir të së vërtetës shquhen për servilizëm ndaj të huajve dhe ndaj shefave. Aq servile janë, saqë një nga portalet, dje, kishte zbuluar  se ambasadorit të Shteteve të Bashkuara i ka vdekur babai në Amerikë; dhe i shprehte ngushëllime. Bobo!…ta dinin mediat në Perëndim, do të qeshnin me dëshpërim.

Megjithatë, ajo çfarë vërehet tashmë, ambasadorët kanë rënë. Kjo është fryma aktuale e kësaj epoke që po jetojmë. Para pak vitesh, ambasadorëve që dërgoheshin këtu, ua kishte zili edhe vetë mbreti që i dërgonte.

Kjo është rënia e tretë e ambasadorëve.

Rënia e parë,

u shënua gjatë viteve të gjata e të mërzitshme të diktaturës komuniste. Jo veç ambasadorët e shteteve të Perëndimit, por edhe ata të Lindjes binin njësoj si klanet brenda vendit. Gjithnjë, veç një ambasador ishte më këmbë; të tjerët jo. O ambasadori i Jugosllavisë, o i Bashkimit Sovjetik, ose ambasadori i Kinës. Kur binte sovjetiku, ngrihej ambasadori i Kinës, e me radhë. Por gjithnjë, veç një; të tjerët ishin të rënë. Periudha e diktaturës komuniste i kishte futur ambasadorët brenda mureve të larta të selive të tyre, që perceptoheshin më shumë si bunkerë se sa si luks “i jashtëm”. Vetë jeta e qytetarit shqiptar dhe e të drejtës së tij, rënkonin në bunker. Derisa erdhi korriku i vitit 1990, vera kur shqiptarët idolatruan hapur me Perëndimin dhe guxuan t’u drejtoheshin në masë ambasadeve.

Rënia e dytë,

u shënua gjashtë vjet më parë, në vitin 2010. Këshilli i Ministrave i Bashkimit Europian vendosi të aplikojë lëvizjen e lirë për qytetarët shqiptar, akt ky që këtu u quajt “heqje e vizave”. Kudo në rrugët e Tiranës u vendosën disa tabela simbolike, ku shënohej drejtimi dhe numri i kilometrave për në kryeqytetet e shteteve të Europës. Besoj se shumica e njerëzve e mbajnë mend. Tani më duket se ata i kishin përjetuar keq ato tabela. Me plot të drejtë mund t’i kishin quajtur si tabela me “provokim diplomatik”. Dukej sikur ambasadorëve iu tregohej rruga për në kryeqytetet e tyre. Në fakt nuk ishte kështu. Por, që atë ditë ra mithi i ambasadorëve. Ambasadori deri atë ditë kishte në dorë jetën e secilit. Një vizë për në Perëndim ishte vetë jeta për njeriun shqiptar. Ambasadorët mbretëronin mbi vizat dhe disa prej tyre pasuroheshin me to. Ato kohë, ambasadorët e vendeve të rëndësishme nuk dukeshin më në rrugë. Ata dihej se ishin diku, ku ta dish se ku, në fildish, në kështjellë, në ajër!, por nuk dukeshin.

Kur ranë vizat, ranë ambasadorët. U bënë njerëz të zakonshëm.

Rënia e tretë

e ambasadorëve është shënuar, çuditërisht, me rastin e Reformës në Drejtësi. Kjo shënohet si një “epokë”, por nuk është shkaktare e vetme “Drejtësia”. Drejtësia është sebepi. Ashtu si edhe vetë ambasadorët që Reformën në Drejtësi nuk e dinë për gjë serioze, por si një sebep për të manifestuar forcën e tyre mbi politikanët. Ata e dinë se Reforma e propozuar nuk bën gjë më shumë se vetë skllavërimin e Drejtësisë dhe përkuljen e individit para qeverisë. Sipas Reformës së propozuar prej ambasadorëve, në Drejtësi ndërrojnë veç duart, por jo dhënia e drejtësisë. Sipas Reformës së propozuar prej ambasadorëve, sot drejtësia është blu, nesër do të jetë rozë, dhe sipas duarve të pushtetit gjithnjë. Ka disa naivë që mendojnë se Reformën tonë e ka miratuar Presidenti ose Kongresi i Amerikës, ose kancelarja e Gjermanisë… Ironi!. “Po vallë, pse ambasadorët nxitohen dhe thonë se po nuk miratuat Reformën, atëherë këtu ndodh hataja?!”. Gati- gati po thonë se “do t’u lëmë pa bukë”. Si në romanin e Kadaresë “Dimri i Madh” me sovjetikët.

Ambasadorët po thonë: “shpejt!, shprejt!, nxitoni me Reformën…. nuk ka rëndësi cilësia, por shpejtësia!”. Ju mendoni se këtë e kërkon principi perëndimor i demokracisë? Jo! Prapë ironi. Këtë e kërkojnë ambasadorët se duan të dalin “me sukses” para shefave, duke iu thënë “e bëmë shpejt, shumë shpejt… na jepni shpërblimin”. Ndërsa Drejtësia këtu do të vuajë pa fund.

Kanë rënë ambasadorët.

Por, nuk kanë rënë veç për shkak të tyre. Përfaqësitë e qeverive të Perëndimit kanë humbur rëndësinë, për vetë faktin se qeveritë e tyre kanë humbur drejtpeshimin ndaj vendeve të tjera, siç është edhe Shqipëria ose edhe gjithë Ballkani apo Europa Juglindore. Qeveritë e Perëndimit janë angazhuar në marrëdhenie veç me qeveritë, duke harruar gjithë elementët e tjerë të shoqërisë: opozitën, shoqërinë civile, artin e artistët, traditën dhe shkrimtarët… dhe vetë Demokracinë. Duke harruar vetë peshën e një vendi a Kombi. Për këto qeveri ka veç qeveri, edhe kur qeveria neveritet nga populli.

Atëherë, si të mos bien ambasadorët?!

Etiketa: ambasadoretFrrok ÇupiGenc RuliPetro MarkoPresidenti i ItalisërëniaSergio Mattarela

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Shqiptari, qytetar i keq dhe frikacak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com