Një 74-vjeçar është gjetur pa shenja jete buzë lumit në vendin e quajtur “Ura e Bratit”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, në fshatin Brataj. Dyshohet se i moshuari me iniciale M. G. mund të jetë mbytur.
Nga këqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Po hetohet më tej për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.