“Trifekta e pafytyrësisë“ – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Trifekta e pafytyrësisë“

19:43 | 14/02/2021
në Kryesore
0

Nga Klodian Tomorri

Trifekta e pafytyrësisë

Servirja e videopropagandës qeveritare nga kabina e borëpastrueses teksa mijëra qytetarë ishin të bllokuar dhe po ngrinin për vdekje në rrugët anembanë Shqipërisë shënoi një çast të ri kulmor në hipokrizinë e qeverisë. Por këtë herë teatri shkoi aq keq, saqë u vetëdemaskua.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Vetëm pak orë përparë se qeveria të servirte videon me borëpastrueset në ballë të punës, Policia e qeverisë kishte njoftuar nisjen e hetimeve për shpërdorim detyre ndaj kompanisë që mirëmban akset rrugore në veri të vendit. Këto të dyja nuk mund të rrinë dot bashkë. Rrugët ose mirëmbahen ose ai që i mirëmban ka shpërdoruar detyrën. Por me sa duket skenaristi i propandës duhet ta ketë humbur fillin. Ndoshta edhe me të drejtë, pasi në tetë vite, propaganda është sektori më i ngarkuar i qeverisë. Pas kaq shumë lodhje, imagjinata degradon në skenarët banalë të ministreve që u hipin borëpastrueseve, njësoj si traktoristet heroina të Partisë së Punës, që ngjitën traktorin në Çukën e Frëngut.

Por pyetja që shtrohet natyrshëm në këtë situatë është; çfarë e detyron një qeveri të bëhet kaq qesharake? Dhe përgjigja më e natyrshme, që të vjen në mend është dështimi. Qeveritë bëjnë propagandë kur duan të mbulojnë dështimet. Por këto të fundit, zakonisht rrjedhin nga korrupsioni. Dhe kjo është trifekta e pafytyrësisë. Korrupsion, dështim, propagandë. A nuk ndodhi e njëjta gjë edhe me pandeminë? Tani të kthehemi tek faktet.

Në vitin 2014, qeveria dhe Banka Botërore nisën një projekt me vlerë 156 milionë dollarë për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore mbi bazën e performancës. Projekti e ndau Shqipërinë në katër rajone dhe përzgjodhi 1350 kilometra rrugë kombëtare, mirëmbajtja e të cilave u dha tek privatët me afat 5 vjeçar,

Aksi Balldre-Lezhë-Milot është pjesë e rajonit të veriut. Tenderi për kontratën e majme u zhvillua në vitin 2017 dhe fitues u shpall një konsorcium prej dy kompanish; grekja Jv Bioliap dhe shqiptarja Geci shpk. Sipas kontratës, qeveria do t’u paguajë të dy kompanive 19 milionë dollarë në total dhe për pesë vjet ato do të mirëmbajnë 270 kilometra rrugë në veri të vendit duke përfshirë rikonstruksionin e rrugëve të dëmtuara si dhe mirëmbajtjen rutinë dimërore.

Ngjarjet e një ditë më parë treguan se projekti që thith miliarda nga paratë e buxhetit, rrugët i ka lënë rrugëve. Reshjet e borës këtë fundjave ishin paralajmëruar prej më shumë se 10 ditësh. Por pavarësisht paralajmërimit, pavarësisht faktit se aksi Lezhë-Milot-Balldrenë ndodhet në një terren fushor, rruga u bllokua totalisht duke lënë me mijëra qytetarë, përfshirë të moshuar dhe fëmijë, gjithë natën nën terrorin e të ftohtit të acartë.

Qytetarët shqiptarë po paguajnë 156 milionë dollarë për mirëmbatjen e akseve kombëtare, me qëllim që rrugët të mirëmbahen dhe të jenë të kalueshme në çdo kohë. Por mjafton vetëm një ditë borë dhe kushdo që mund të jetë duke udhëtuar rrezikon të humbasë jetën në rrugët e bllokuara, ashtu siç ndodhi të shtunën në çdo cep të Shqipërisë.

Kjo është një indicie e fortë, që Prokuroria të nisë hetimet për të gjithë projektin 156 milionë dollarë të mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore, duke përfshirë prokurimin, zbatimin por edhe mbiqkyrjen e tij si nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ashtu edhe nga konsulenti i pavarur. Pasi veç 156 milionë dollarëve për mirëmbajtjen, taksapaguesit shqiptarë paguajnë edhe një kompani konsulente që mbikqyr zbatimin e kontratave të mirëmbajtjes.

Etiketa: Klodian TomorriTrifekta e pafytyrësisë

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
The latest trick

The latest trick

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com