Buna del nga shtrati, përmbyten disa banesa në Shkodër, evakuohen 10 familje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buna del nga shtrati, përmbyten disa banesa në Shkodër, evakuohen 10 familje

15:04 | 11/02/2021
në Kryesore
0

Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak të shirave ka rritje të nivelit të ujit nga prurjet, shkarkimet dhe reshjet në të gjithë territorin e Shkodrës. Lumi Buna ka dalë nga shtrati ndërsa rritja e nivelit të liqenit ka krijuar vështirësi qarkullimi në disa lagje te qytetit duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperendimore si lagjet nr.1 e 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe e Perash. Po ashtu ka rritje të prurjeve të lumit Drin dhe gjate natës u evakuuan mbi dhjetë familje.

6 shtëpi janë përmbytur ndërsa prezence uji ka në oborret e qindra banesave në Shirq, Mushan, Darrahjat, Belaj, Rrushkull e Suka.

Në njësinë administrative Berdice 1100 hektarë toke bujqësore është përmbytur ne fshatrat Trush- Bërdicë e Madhe- Bërdicë e Mesme-Bërdicë e Sipërme ndërsa 25 shtëpi banimi janë te rrethuara nga uji. Ne njesine administrative Velipoje 300 hektarë është përmbytur në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri.

Read more

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

SITUATA NË LEZHË
Në qarkun e Lezhes si pasojë e reshjeve janë përmbytur rreth 300 ha tokë bujqësore në ish-kënetën Torovicë. Lumenjtë, kanalet e ujerave të larta janë rreth 45 cm mbi kuotat normale, por nuk paraqesin probleme. Ne rrugën rurale Rrëshen-Bukmirë ka rreshqitje të dherave dhe ulje të shtratit të rrugës duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve.

Ne Elbasan ka patur rënie inertesh në disa prej akseve rrugore të cilat janë pastruar nga firmat kontraktuese. Probleme ka patur me furnizimin me energji elektrike ne disa fshatra të Njësive Administrative Kodovjat Shales dhe Perparim të bashkisë Peqin dhe është ndërhyrë nga punonjësit e OSHE për riparimin e defekteve. Moti i keq ka shkaktuar probleme të shumta edhe në disa prej lagjeve kryesore të qytetit tëVlorës ku niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm. Problematike ka qenë situata ne lagjen Pavarësia zona pranë Portit detar dhe Universitetit të Vlorës, e lagjja 28 Nëntori.

 

 

QARKU BERAT
Moti i keq me rrebeshe shiu dhe stuhi ka shkaktuar përmbytje në disa akse rrugore në qytetin e Beratit. Situata më problematike paraqitet në akset rrugore: “Spital-Uznovë”,“Stadiumi i Vjetër” dhe “Axhensi”, ku uji ka vërshuar në rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret. Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në bllokimin e kanalizimeve në qytet situate që përsëritet për shkak të bllokimit të tubacioneve të ujërave të larta.

QARKU KORCË
Moti i keq ka shkaktuar probleme në qarkun e Korçës. Mësohet se reshjet e shiut janë shoqëruar me erë të fortë, ndërkohë që temperaturat janë ulur. Sipas informacioneve kalueshmëria e mjeteve në akset rrugore nacionale kryhet normalisht dhe pa probleme ndërsa vijon të mbetet i bllokuar nga dëbora segmenti i rrugës Shtylle-Panarit. Nga informacioni i dhënë nga OSHEE, me energjinë elektrike janë krijuar defekte në Nënstacionin e Rehovës, i cili ka lënë pa energji zonat e Vithkuqit dhe të Lekasit, dhe në Nënstacionin e Gjancit, i cili furnizon disa fshatra te njësisë administrative Mollaj, dhe të Voskopit. Aktualisht pa energji elektrike janë fshatrat Velçan, Buzaishtë, Bishnicë, Jollë, ndërkohë që është konstatuar defekti dhe po vazhdon puna për rregullimin i defektit. Grupet e punës kanë zbritur në terren për normalizimin e situatës ndërsa janë në ndjekje të vazhdueshme të saj pasi reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente.

QARKU VLORË
Reshjet e mëdha të shiu kanë shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës, ku disa rrugë janë përmbytur. Problematike paraqitet situata në rrugën “Albana e Romina”, ku është bllokuar qarkullimi për shkak të prezencës së madhe të ujit. Po ashtu, probleme janë shfaqur dhe në zonën në afërsi të Skelës, pranë Universitetit të Vlorës.
Mësohet se reshjet e shiut kanë qenë shumë intensive gjatë natës, për të vijuar dhe në mëngjes. Duke marrë parasysh motin e keq, autoriteti portual i Vlorës ka pezulluar lundrimin e trageteve por dhe të anijeve të peshkimit.

Etiketa: Buna del nga shtratipermbytjeQarku i LezhësQarku i VlorësShkoder

Të Lidhura

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Kosova regjistron dy viktima dhe 344 të infektuar me koronavirus

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com