Basha prezanton Programin e PD për Mirëqënien Sociale: Dyfishojmë asistencën ekonomike, rrisim pensionet të paktën 5% – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha prezanton Programin e PD për Mirëqënien Sociale: Dyfishojmë asistencën ekonomike, rrisim pensionet të paktën 5%

10:17 | 08/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar Programin e PD për Mirëqënien Sociale.

Basha deklaroi se me PD në qeveri do të dyfishohet menjëherë asistenca ekonomike për familjet në nevojë, do të rrisë pensionet për 650 mijë pensionistë, do të subvencionojë në mënyrë të plotë interesat e kredive për 20 mijë familje e çifte të reja.

Gjithashtu, Basha shton se familjet që sjellin në jetë një fëmijë, në 5 vitet e para të të porsalindurit do të përfitojnë pagesa mujore nga 3 mijë lekë të reja.

Read more

Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre drejtuesit e tjerë të UÇK-së –

Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së –

Rama mbledh grupin parlamentar para udhëtimit për në Bruksel, i bashkohet edhe Balluku –

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi –

PREZANTIMI I PROGRAMIT PËR MIRËQËNIE SOCIALE NGA KRYETARI I PD, LULZIM BASHA

Faleminderit Grida!

Të dashur qytetarë shqiptarë.
Tomas Rid, një filozof i njohur i 300 viteve më parë thoshte: “Zinxhiri është aq i fortë sa hallka e tij më e dobët.”
Dhe kishte të drejtë.
E gjithë shoqëria jonë është aq e fortë sa hallka e jonë më e dobët.
I gjithë vendi ynë është aq i fortë, sa hallka e tij më e dobët.
Dhe kjo është arsyeja se pse nuk mund të lëmë askënd pa përkrahje. Kjo është arsyeja për detyrë të kujdesemi për njerëzit në nevojë.
Mbi të gjithë rëndon përgjegjësia e një ndryshimi që shqiptarët e presin prej më shumë se 8 vitesh premtime të pambajtura.

Mbi të gjithë ne rëndon përgjegjësia të sigurojmë se prindërve tanë, gjyshërve tanë, atyre që ju detyrohemi gjithçka, që sakrifikuan jetën e tyre për të rritur breza me radhë në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe për të ndërtuar dhe mbajtur në këmbë Shqipërinë tonë, një ditë t’ju shërbejë Shqipëria që ëndërruan.
T’ju kthehet vendi që e deshën dhe vazhdojnë ta duan, dhe që e meritojnë ta kenë dhe ku të jetojnë më mirë. Shqipëria do t’u kthehet atyre, Shqipëria do t’ju kthehet të gjithë shqiptarëve.

Miqtë e mi,
Rama dhe qeveria e tij, tradhtuan Shqipërinë, tradhtuan të ardhmen tonë. Këtë tashmë e di çdo shqiptar.
Kryeministri në ikje dhe qeveria e tij i braktisën edhe ata që na sollën në jetë dhe na kanë rritur.
Braktisën pensionistët. Sot që flasim, pensionistët shqiptarë janë të izoluar nga pandemia, janë në mungesë të ilaçeve, janë në mungesë të ushqimeve bazë, janë më të braktisur se kurrë këto 30 vite.
Njësoj i braktisi dhe njerëzit me aftësi të kufizuara.
Familjet që jetojnë në kufirin e mbijetesës dhe varfërisë.
Megjithatë mjaft folëm për të! Të keqes që ai mbolli po i vjen fundi.
Ai që e shkatërroi Shqipërinë nuk mund ta rimëkëmbë atë.
Ne mundemi dhe ne do ta bëjmë!
Kur ju prezantojmë planet për një Shqipëri më të mirë, duhet të dini fare mirë: kemi punuar për muaj, vite për këto plane. Kemi angazhuar shumë profesionistë të çdo fushe.
E kemi bërë këtë sepse duam që shqiptarët të mos dëgjojnë më premtime të tjera boshe.
Këto janë angazhime, ndaj jam sot përpara jush. Për t’i shpallur dhe për t’i garantuar këto angazhime.
Ne duam t’ju prezantojmë një plan pune që do ta zbatojmë, sepse është plotësisht i realizueshëm!

Nuk është një plan mrekullish, por është një plan stabilizimi, normalizimi dhe rimëkëmbjeje.
Një plan pune për të cilin na kanë ndihmuar specialistët dhe ekspertët më të mirë të fushës.
Një plan pune që do të zbatohet nga profesionistët menjëherë pas fitores së zgjedhjeve.
Një plan pune që do ta bëjë 25 prillin ditën ku Shqipëria fiton!
Me këto plane Shqipëria fiton ekonomi!
Me këto plane Shqipëria fiton shëndetësinë!
Fiton arsim!
Dhe sot do t’ju tregojmë se si Shqipëria fiton edhe mirëqenien sociale!
Siç ju thashë në fillim, Shqipëria nuk mund të fitojë, nëse ne nuk kujdesemi për ata që kanë më shumë nevojë për kujdesin tonë.
Dhimbjen e tyre nuk e dëgjojmë përherë, sepse shumicën e kohës njerëzit nuk e kanë mendjen aty, por unë angazhohem ndaj jush, ne angazhohemi ndaj jush, që njerëzit që kanë më shumë nevojë për ne, do të marrin atë që meritojnë. Është në interes të vendit tonë që të garantojmë që askush të mos përjashtohet, dhe askush të mos braktiset.
Me përulësi, por me besim të plotë për të ardhmen tonë, po ju prezantoj disa nga pikat tona kryesore për planin Shqipëria Fiton Mirëqenien Sociale:
Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit! Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë, që i dhanë kaq shumë vendit tonë të mrekullueshëm dhe familjeve tona.

Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Nën qeverisjen tonë, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet.

Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës, përbuzjes apo korrupsionit qeveritar. Ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë.

Angazhohem për subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja. Për të ardhmen tonë, për ata që kemi detyrë t’ju sigurojmë kushtet më të mira dhe mundësinë për sukses në jetë. Po ua them fare qartë, ne do të paguajmë 100%të interesave bankare, për çdo kredi që një çift i ri apo një familje e re merr për të blerë një banesë. 5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para, 20 000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë subvencionimin 100% të interesave të kredive që do të marrin për banesën e tyre.

Çdo familje do të përfitojë për çdo të porsalindur një pagesë mujor prej 3 mijë lekësh të reja, për 5 vitet e para të jetës.

Miqtë e mi, Shqipëria mezi po e pret ndryshmin.

Këto janë zgjedhjet më jetike që ka pasur ndonjëherë ky vend.

Ju do ju duhet të zgjidhni mes së keqes që na ka zënë frymën apo vetë Shqipërisë.

Ju do ju duhet të zgjidhni mes dinjitetit tuaj apo atyre që varfërinë dhe braktisjen e përdorin në mënyrën më çnjerëzore për t’iu detyruar të shisni edhe votën tuaj.

Koha ka ardhur që ata të shkojnë atje ku e kanë vendin. Vota juaj është dinjiteti juaj, varfëria juaj është turpi i tyre dhe më 25 prill do të jetë ndëshkimi i tyre.

Ju duhet të zgjidhni Shqipërisë që humb ose Shqipërisë që fiton.

Me këtë plan Shqipëria fiton!
Së bashku do të largojmë këtë qeveri më të keqen e këtyre 30 viteve dhe do të hapim rrugën e ndryshimit që meriton gjithësecili prej jush.

Me këtë plan Shqipëria Fiton

Shqiptarët fitojnë dhe shqiptarët do të fitojnë!

Ju faleminderit!

Etiketa: kreu i PDLulzim BashaProgrami i PD për Mirëqënien Sociale

Të Lidhura

Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së –

Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre drejtuesit e tjerë të UÇK-së –

nga 27
10:58 | 09/02/2026
0

Në Gjykatën Speciale në Hagë këtë të hënë nisën deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...

10:56 | 09/02/2026
0

Në Gjykatën Speciale në Hagë këtë të hënë nisën deklaratat përmbyllëse për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...

Rama mbledh grupin parlamentar para udhëtimit për në Bruksel, i bashkohet edhe Balluku –

Rama mbledh grupin parlamentar para udhëtimit për në Bruksel, i bashkohet edhe Balluku –

nga 27
10:32 | 09/02/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur mëngjesin e ësaj të hëne ku i pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri...

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi –

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi –

nga 27
10:30 | 09/02/2026
0

Kanë vijuar paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që aktivizohen jashtë vendit, me disa prej tyre që kanë spikatur në fundjavën...

Para
Prej javësh nën ujë, banori i Obotit: E kam varkën si bukën e gojës (film)

Përmbytjet në Shkodër, Bashkia: 3 mijë e 655 hektarë tokë nën ujë, rruga e Obotit e pakalueshme

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së –

Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre drejtuesit e tjerë të UÇK-së –

10:58 | 09/02/2026
Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së –

Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së –

10:56 | 09/02/2026
Rama mbledh grupin parlamentar para udhëtimit për në Bruksel, i bashkohet edhe Balluku –

Rama mbledh grupin parlamentar para udhëtimit për në Bruksel, i bashkohet edhe Balluku –

10:32 | 09/02/2026
Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi –

Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi –

10:30 | 09/02/2026
Vodhën materiale dhe shuma parash në një biznes në Kamëz, prangosen dy të rinjtë –

Vodhën materiale dhe shuma parash në një biznes në Kamëz, prangosen dy të rinjtë –

10:08 | 09/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre drejtuesit e tjerë të UÇK-së –
  • Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së –
  • Rama mbledh grupin parlamentar para udhëtimit për në Bruksel, i bashkohet edhe Balluku –
  • Legjionarët për “notën 10”, Arlind Ajeti shkëlqen me dopietë, gola e asiste edhe nga Taulant Seferi e Ernest Muçi –
  • Vodhën materiale dhe shuma parash në një biznes në Kamëz, prangosen dy të rinjtë –
  • Përplasen dy makina në aksin Vlorë-Selenicë, një nga automjetet përfundon në kanal –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe tre drejtuesit e tjerë të UÇK-së –
  • Prokuroria Speciale e Hagës kërkon 45 vjet burg për Hashim Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com