Franca e ka refuzuar izolimin e tretë për shkak se ai nuk e justifikon koston ekonomike, sociale dhe njerëzore.
Kryeministri francez, Jean Castex, në një konferencë për mediat është shprehur se vendimi për ta izoluar vendin për herë të tretë në pandemi është peshuar në krahasim me faktorët tjerë dhe ligjvënësit francezë kanë vlerësuar dhe kanë vendosur se ai është i pajustifikueshëm.
“Përparësitë e mundshme të një izolimi të tretë mbarëkombëtar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit është dashur të matet në termat ekonomikë, socialë dhe njerëzorë e nganjëherë edhe shëndetësorë. Situata sot nuk e justifikon një masë të tillë” ka thënë kryeministri francez.