Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot programin për të rinjtë, teksa theksoi se do të ulin nivelin e papunësisë dhe emigrimin e të rinjve.
Teksa premtoi cilësi në arsim, Basha tha angazhohet ndaj studentëve, se do të kenë praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 më të mirët prej tyre çdo vit.
“Asnjë i ri pa studiuar për shkak të varfërisë. Angazhohem se të gjithë studentët shqiptarë, 9 në 10 prej tyre që vinë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master. Pjesa tjetër, që vinë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e këtyre tarifave universitare”, tha kreu i demokratëve.
Gjithashtu Basha tha se do i japim të rinjve të gjitha mundësitë që meritojnë për t’ia dalë në jetë.