Teksa autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID, ministrja e kabinetit qeveritar Elisa Spiropali duket se nuk i bëjnë përshtypje kto masa.
Spiropali është takuar me dy të moshuar Sali dhe Lirie Koleci në banesën e tyre në Kamzë duke ndarë edhe foto në rrjetet sociale.
“Kamzë, Kënaqësi e vërtetë biseda me familjen e madhe Koleci. E vërteta e vetme mes dy kohëve, – thonë ata, është se asnjëherë më shumë se sot Kamza nuk ka parë investime të tilla transformuese. Na treguan edhe peripecitë që iu deshën për të përfituar lejen e legalizimit, ndërsa sot ata mund ta gëzojnë pronën e tyre të ngritur me mund e punë falë një administrate që i përgjigjet qytetarit pa i parë teserën siç bënte dje grupi i qametit që Kamzën e sundonte, nuk e qeveriste”, ka shkruar Spiropali krah fotos.