Gazetarja që zbardhi Ndragheta-n reagon ndaj mediave shqiptare: Shkofshi në djall që nuk jeni të lirë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazetarja që zbardhi Ndragheta-n reagon ndaj mediave shqiptare: Shkofshi në djall që nuk jeni të lirë!

15:00 | 27/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Gazetarja shqiptaro-italiane, Alba Kepi, e para që ka raportuar disa prej skandaleve më të rënda të lidhjeve të kësaj mazhorance me mafian italiane, ka reaguar ndaj mediave në Shqipëri që jo vetëm po heshtin, por edhe po bën avokatinë në disa rasteve të këtyre aferave tronditëse.

Kepi shkruan në rrjetet sociale: “Shkofshi në djall e bashkë me paktin e djallit! Andate a lavorare!!!… aty ku është miniera e lajmeve  që nuk jeni të lirë t’i përcillni sepse jeni të përlyer!”.

Postimi i plotë i Gazetares

Read more

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Lexoj “bullshit e sajesa” të kolegëve gazetarë që nuk e kanë idenë se ç’është mafia! E PYES: Si kanë kurajo të flasin për diçka që nuk dinë e s’kanë lexuar. Kaq i fortë është deliri i madhështisë apo është “pakti me djallin” që i shtyn të flasin e të shkruajnë KUTURU.

E fatkeqësisht janë ata më të “dekoruarit” e më të ekspozuarit televizisht. Profesionalizmi e besueshmëria fitohet me paanësi e tregohet me atë çka sjellë mbi tavolinën e punës e jo me hamendësimet e miqve shqiptare…

Unë jam person e gazetare e lirë, e ju ftoj të ndiqni materialet investigative të Ora Neës, e cila ishte media e parë që përcolli skandalin me prova të dokumentuara që në orën 7.00 të mëngjesit të ekzekutimit të operacionit. E deri më sot me gjithë punën kolosale që po bëj prej ditësh, nuk jam intervistuar në asnjë edicion qendror lajmesh, dhe pse shoh se me punën time ndizen reflektorë të atyre që punën e investigimin duhet ta nisnin në Shqipëri, që atë mëngjes kur raportova rëndësine e këtij operacioni, e jo të “kuturizonin” investigimet e antimafias.

Po ashtu siç dokumentova skandalin “Tahiri”, që e bllokuan duke e lënë në standby për disa ditë radhazi, apo skandalin e plehrave të Tiranës me mafien e Veronës, që e bllokuan sapo nxora shumë dosje të tjera lidhur me to, apo skandalin e gomoneve që niseshin nga Shqipëria drejt Italisë, raportet ekskluzive e intervista ekskluzive me njerëzit më të mirë të drejtësisë europiane.

Të “dekoruarit” i ftoj të punojnë e të rrëfejnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me miqtë e mafiozëve e medaljet t’i fitojnë pa miqtë “shqiptarë”, “kushërinjtë”, “vëllezërit”, “motrat”. NATEN të nderuar! Nuk kam më besim në asgjë! Me sinqeritetin e dashurisë së profesionit e pa delirin e madhështisë, POR veç të respektit e seriozitetit për njerëzit që kam punuar me vite për këtë operacion them: Shkofshi në djall e bashkë me paktin e djallit! Andate a lavorare!!!… aty ku është miniera e lajmeve  që nuk jeni të lirë t’i përcillni sepse jeni të përlyer!

Etiketa: Alba KepiGazetarja shqiptaro-italianeMediat Ne shqiperiNdragheta

Të Lidhura

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

nga 27
19:27 | 03/06/2026
0

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë...

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

nga 27
19:19 | 03/06/2026
0

Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka...

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

nga 27
19:09 | 03/06/2026
0

Protestuesit kanë çarë kordonin metalik, ndersa policia u kundërpërgjigj me ujë. Sakaq, turma e qytetarëve nuk u ndal dhe u...

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Para
Mjeku Pipero: Pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri u zbulua nga..

Bëri vaksinën, Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

19:27 | 03/06/2026
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

19:19 | 03/06/2026
“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

19:09 | 03/06/2026
Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –
  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –
  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com