Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

16:24 | 22/01/2021
në Bota, Kryesore
0

Read more

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

Në Berlin presin të diskutojnë miqësisht me administratën Biden mospërputhjet në marrëdhëniet dypalëshe. Në Gjermani ka ndërgjegjësim se duhet marrë përgjegjësi më e madhe ushtarake dhe diplomatike, shkruan Auron Dodi.

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi presidentit të ri të SHBA, Joe Biden dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris se pret me gëzim një kapitull të ri, të miqësisë dhe bashkëpunimit gjermano-amerikan. Të enjten (21.01.), në konferencën federale të shtypit, kancelarja Merkel tha se “me Bidenin ekziston një hapësirë shumë më e gjerë konsensusi politik”. Bashkëpunimi bazohet sërish “në një themel më të gjerë të bindjeve të përbashkëta.”

Merkeli veçoi se me SHBA mund të bashkëpunohet sërish në Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe në Marrëveshjen e Klimës së Parisit. Edhe për politikën e migrimit, Merkeli mendon se të dyja palët kanë mendime të ngjashme. Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha në televizionin gjerman se kohezioni, e vërteta dhe respekti, qenë ato që mbizotëruan në fjalimin e Presidentit Biden, një bazë e mirë për

Presidenti Biden tha në fjalimin e tij kur mori detyrën se „do të riparojë aleancat”. Ndërsa I Ngarkuari i Posaçëm amerikan për Klimën, ish-ministri i Jashtëm amerikan, John Kerry e quajti të mërkurën Gjermaninë “aleaten më të rëndësishme”. Ai tha se për klimën do të nisin bisedime me “liderët e Evropës”.

Jo vetëm për këtë çështje pritet që ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës të shkojnë për konsultime në SHBA.

Por në Gjermani janë njëkohësisht realistë për marrëdhëniet me SHBA. Kancelarja Merkel pranoi në konferencën e shtypit se Gjermania dhe Evropa duhet të mbajnë përgjegjësi më të madhe ushtarake dhe diplomatike, në rrafsh ndërkombëtar.

Janë një sërë çështjesh, ku pritet që edhe qeveria Biden të ketë me BE dhe me Gjermaninë, si kombi më i madh i BE, fërkime apo debate.

Së pari, janë marrëdhëniet me Kinën. Ministri i ri i jashtëm amerikan, Tony Blinken e quajti Kinën kundërshtaren kryesore të SHBA.  Sipas medieve gjermane, bashkëpunëtorët e Bidenit u përpoqën ta pengojnë marrëveshjen për qasjen e kompanive evropiane dhe atyre kineze në tregjet reciproke, për të cilën BE sapo ra dakord me Kinën, nën presidencën gjermane të Këshillit të BE.

Por kancelarja Merkel deklaroi në verë, në një fjalim në Fondacionin Konrad-Adenauer se “BE ka një interes të madh strategjik për ta formësuar aktivisht bashkëpunimin me Kinën, aktor i rëndësishëm i këtij shekulli”. Ajo shtoi se “fakti që na ndajnë gjëra shumë bazore nuk duhet të jenë argument kundër bashkëpunimit”.

BE regjistron faktin që Kina është tregu më i madh i botës, i cili rritet më shpejt. Dhe që Kina krijoi së fundi me 14 shtete të tjera bllokun tregtar më të madh të botës, atë aziatik-paqësor.

Së dyti, pikë tjetër debatesh pritet të jenë doganat amerikane për produkte të ndryshme evropiane. Pritet që p.sh. për doganat për çelikun, Bideni të ndërhyjë për ta zbutur qëndrimin amerikan.

Së treti, diskutime me amerikanët priten edhe për shpenzimet ushtarake të Gjermanisë. Dhe për gazsjellësin Nordstream 2.

Qeveria gjermane i përmbahet edhe më tej vendimit për ta përfunduar gazsjellësin Nordstream 2, që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani e Evropë.  Nga ky gazsjellës, prej 1.225 km, kanë mbetur vetëm 150 km, deri në përfundim. Këto ditë sapo hynë në fuqi sanksione të reja të administratës Trump kundër firmave, që e ndërtojnë gazsjellësin. Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas tha të enjten (21.01.) se “për pikëpamjen tonë, sanksionet ekstraterritoriale nuk janë në rregull.” Por për këtë gjermanët do të zhvillojnë tani konsultime qeveritare me amerikanët, nuk do t’i mësojnë më gjërat nga mediet.

Qeveria gjermane mbron qëndrimin se politika dhe interesat e bashkëpunimit ekonomik këtu duhen parë ndaras. Aq më tepër kur te gazjellësi, që ndodhet pak para përfundimit, kanë investuar tashmë miliarda dollarë shumë firma private evropiane. Gazsjellësi shihet i nevojshëm për të garantuar furnizimin me energji të Gjermanisë. Së fundi, landi federal i Mecklenburg-Vorpomeranisë, ku përfundon gazsjellësi, themeloi një fondacion, që ndër të tjera mund të blejë makineri e pajisje për të përfunduar ndërtimin e gazsjellësit.

Përsa u përket shpenzimeve ushtarake dallimet me amerikanët qëndrojnë kryesisht në ritmin e shtimit të buxhetit ushtarak të Gjermanisë. Gjermania është dakord që ta rrisë në 2 përqind të PBB buxhetin ushtarak, nga 1,6 përqind ose 50 miliardë euro, sa ishte në vitin 2020. Por me ritmet me të cilat po rritet buxheti ushtarak i Gjermanisë, 2 përqindshi nuk pritet të arrihet së afërmi.

Në pikëpamjen ushtarake, temë diskutimi me administratën Biden pritet të jetë edhe tërheqja masive e 11.900 ushtarëve amerikanë të stacionuar në Gjermani (nga 36.000 gjithsej), e vendosur nga Trumpi. Megjithë vendosmërinë e Trumpit për t’i tërhequr sa më shpejt trupat nga Gjermania, ajo ende nuk ka nisur. Ekipi i Presidentit Biden premtoi para zgjedhjeve se do ta rishikonte këtë vendim të administratës Trump.

Etiketa: administratëBerlinJoe Bidenkonsultime

Të Lidhura

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

nga 27
15:11 | 20/12/2025
0

Policia e Tiranës ka shoqëruar 4 aktivisë të ‘”Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt pas protestës para Kryeministrisë. Protesta nisi me...

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

nga 27
14:55 | 20/12/2025
0

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar propozimin e Bashkisë së Durrës për ndryshimin dhe zgjerimin e projektit,...

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

nga 27
14:43 | 20/12/2025
0

Policia Rrugore e Kukësit ka njoftuar qytetarët që lëvizin në aksin e Tunelit të Kalimashit-Morinë të shtojnë kujdes gjatë udhëtimit....

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

nga 27
14:23 | 20/12/2025
0

Drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit Ervina Gjana, agjentët e BKH-së i kanë sekuestruar telefonin dhe njëkohësisht i...

Para
Në Mbrostart të Fiertit po na vjen udhëheqia

Në Mbrostart të Fiertit po na vjen udhëheqia

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –

15:11 | 20/12/2025
Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

14:55 | 20/12/2025
Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –

14:43 | 20/12/2025
BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –

14:23 | 20/12/2025
Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore

14:15 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –
  • Mjegulla mbulon rrugën e Kombit, Policia apel qytetarëve: Ulni shpejtësinë –
  • BKH i sekuestron telefonin vartëses së Ilir Prodës, kontroll zyrës dhe banesës –
  • Debat në BE për asetet ruse: Belgjika paralajmëron rreziqe ligjore
  • Madhështia nuk matet vetëm në fushë, por në zemër! Uzuni surprizon fëmijët me aftësi të veçanta dhe ata jetimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia shoqëron aktivistët e Adriatik Lapajt që protestuan para Kryeministrisë (Pamje) –
  • Miratohet projekti, një tjetër fushë e re futbolli do të ndërtohet në Shqipëri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com