Sali Berisha e nisi mëngjesin e sotëm duke publikuar një tjetër meme, ku shihet një zyrë pune e Rilindjes, ndërkohë që tavolina e punës është kthyer në krevat. Por një komentuese i ka tërhequr vëmendjen Berishës.
“U bë legjendë Shukriu doktor. Mendoj se boll vëmendje i kushtuat. Të pacipëve iu rritet reputacioni sa më shumë t’i përmendësh,” shkruan Klodiana Hilaj.
Ish-kryeministri Berisha i pergjigjet: “Mirëmëngjes Klodiana. Tabloja është më shumë logo e punësimit të Partisë Siçiliste se sa një person i veçantë. Kështu që në atë karrige mund të vendosësh fare lehtë disa ministra të aleancës së qelbësirave, zyrtarë të tjerë të lartë të saj. Unë në parlament i thashë deputetit soçilist të Dibrës se Shukriu është lule me këta që janë të ulur pas meje, ishte fjala për disa ministra që shkelin çdo kod etik e moral në punësime”, shkruan Berisha.