Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Librazhdit. Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit Petrit Xhepi, punonjës policie.
Sipas burimeve dyshohet që zjarri ishte i qëllimshëm dhe në disa kamera të bizneseve, policia ka parë një person të maskuar me kapuç gjë e cila ka forcuar dyshimet, se mund të këtë qenë zjarrëvënie e qëllimshme.
Petrit Xhepi punon në Drejtorinë e Policisë Elbasan me anti-krimin. Po ashtu mësohet se edhe bashkëshortja e Petrit Xhepit është oficere policie.