Kurti: Situata alarmuese, përmbytjet nxorën në pah dështimet e qeverisjes 20-vjeçare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Situata alarmuese, përmbytjet nxorën në pah dështimet e qeverisjes 20-vjeçare

14:13 | 13/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti deklaroi se situata e përmbytjeve në Kosovë është alarmuese.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Kurti shkruan përmbytjet nxorën në pah dështimet e keqqeverisjes 20-vjeçare.

Reagimi:

Read more

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Është alarmuese situata në të cilën gjendet Kosova pas reshjeve të mëdha e vërshimeve që pasuan.

Rrallë ka mbetur ndonjë vend ku nuk janë bllokuar e nuk kanë shpërthyer kanalizimet, ndërkohë që gjithë kompanitë rajonale të ujësjellësit po aplikojnë kufizime, sepse fabrikat e ujit nuk po mund ta përballojnë pastrimin e ujit të turbulluar prej vërshimeve.

Mësova me keqardhje se edhe shtëpia muze e nënës Ferdonije Qerkezi është dëmtuar nga vërshimet, që kanë prekur gjithë Gjakovën. Gjilani, Drenasi, Ferizaji, Fushë-Kosova, Vushtrria, Klina, Malisheva, Lipjani, Prizreni e komuna tjera dhe disa vende në Prishtinë po ashtu janë vërshuar gjatë ditëve të fundit.

Dëmtime kanë pasur shumë ferma bujqësore e blegtorale, por edhe katet e para, banesa e lokale tregtare nëpër qytete.

Janë dëmtuar edhe automjete e prona të tjera të qytetarëve.

Përballë forcave të natyrës njeriu është shpesh i vogël për t’u mbrojtur, e megjithatë, shtetet e organizuara mirë dallojnë prej të tjerave pikërisht sepse janë të përgatitur me dije e me struktura për të administruar me sa më pak kosto edhe probleme të tilla.

Populli i Kosovës, këtë organizim funksional dhe këtë përkujdesje e mbrojtje, me të drejtë e kërkon dhe e pret nga shteti i vet.

Por shiu ka nxjerrë në pah edhe dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare. Asfaltit me të cilin partitë e vjetra duan të marrin vota, u rishfaq si të ishte një qilim i lagur.

Rrugët u prishën prej shembjeve të dheut, e të gjithë pamë se shtresa e asfaltit ishte e hollë dhe mungonin bazamentet siç i kërkon standardi inxhinierik. Pyjet janë prerë pa kontroll e pa plan. Brigjet e lumenjve janë rrënuar nga eksploatimet e egra të zhavorit. Gurthyesit pranë rrugëve të asfaltuara kanë eliminuar mbrojtjen që ofrojnë kodrinat për shtigjet qarkulluese.

Ne do të insistojmë që Prokuroria menjëherë të hap hetimet për ndërtuesit e rrugëve, pronarët e gurthyesve, inspektorët e mbikqyrësit, por edhe për politikanët që kanë shpallur e kanë marrë vendim për tenderët dhe për konkurset.

Është marre dhe është mëkat që me taksat e këtij populli të paguash çmimin shumë të shtrenjtë për rrugët krahasuar me rajonin, e në fund ato të jenë të cilësisë më të dobët.

Të varfëruar prej shekullit të pushtimit, të plaçkitur prej politikave neoliberale të pasluftës, të dobësuar prej krizës ekonomike e prej izolimit, e në vitin e fundit të rënduar edhe prej pandemisë, tash edhe shirat e vërshimet, shtoju këtyre edhe korrupsionin, kjo është një barrë shumë e madhe për bashkëqytetarët tanë.

Megjithatë, jemi optimistë sepse keqqeverisjen e krimin do t’i largojmë prej pushteti, e dalëngadalë do të punojmë së bashku me të gjithë ata që e duan punën e ndershme, që e respektojnë ligjin, që të forcohemi si vend. Puna dhe organizimi do t’i kthejnë gjërat kah e mbara.

 

 

 

 

Etiketa: Kosovalideri i Vetëvendosjes Albin Kurtipermbytje

Të Lidhura

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

nga 27
19:58 | 06/04/2026
0

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm. Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te...

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

nga 27
19:32 | 06/04/2026
0

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

nga 27
19:16 | 06/04/2026
0

Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet...

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

nga 27
19:08 | 06/04/2026
0

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani ka rikonfirmuar mbështetjen për studentët shqiptarë që protestuan sot, duke nënvizuar se e...

Para
Identifikohet viktima, ky është 60-vjeçari që u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit”

Arrestohet sanitarja që zhvati qytetaren dhe i la nënën të vdiste te Covid-2

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

19:58 | 06/04/2026
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

19:32 | 06/04/2026
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

19:16 | 06/04/2026
Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

19:08 | 06/04/2026
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

18:54 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –
  • “Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –
  • Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –
  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –
  • Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –
  • VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –
  • “Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com