Vaksina si propagandë apo si ilaç – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vaksina si propagandë apo si ilaç

15:45 | 11/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Nga Avni Nezaj 

Të gjithë sytë nga ekranet e sheshta. Vetë i madhërishmi lider ose “Skënderbeu i Spiropalit” do të bëjë vaksinën anitiCovid në ambientet e stadiumit që e ndërtoi vetë dhe përballe mediave që herë i sponsorizon direkt me paratë e shtetit e herë i ndihmon me lajmet ekskluzive nga kazani i incinaratorit ERTV.

Nuk është për tu habitur që propaganda si mjet komunikimi i Ramës dhe Rilindjes është përdorur ashpër që para fushatës së parë në 2013 kur mashtroi në mënyrë barbare qytetarët shqiptarë se do bënte shumë gjëra: Integrim, punësim, investime, lumturi, e një m…t të madh bëri nga gjithë këto.

Por çmenduria më e madhe është se si kjo qeveri që ska pikën e moralit përdor propagandën me një proces që e gjithë bota po e shoqëron vetëm me punë e pa tambure, atë të sjelljes dhe bërjes funksional të vaksinimit të popullsisë kundër një sëmundje virusale që po merr jetë njerëzish.

Nuk ka ngel një proces pa u filmuar, rifilmuar, fotografuar me aparate dhe me dron, stampuar, retushuar, montuar, rimontuar e riretushuar qe shqiptarët të marrin dozën e propagandës sa më të plotë dhe sa më të madhe që në vend të efektit të vaksinës së vërtetë tu vaksinohet një herë truri e mendja që edhe kur të marrin vërtetë injeksionin shpëtimtar të mos jenë në gjendje ta kuptojnë që shpëtuan.

Por ta presin lajmin e mirë që shpëtuan, sërish të dhënë nga propaganda qeveritare me kamera e imazhe, me lajka e me lule.

Prandaj njerëz kujdes, sot me nisjen e vaksinimit, do të kemi një proces historik si ai i fundit të luftës së parë botërore, si ai i fundit të luftës së dytë botërore, si zbritja e njeriut në hënë, apo rënia e murit të Berlinit. Dhe mos harroni të gjithë duhet të jemi përballë ekraneve.

Sot mbyllja nis ne 15.00. Shtrëngoni sytë, duart, bëni hark gishtërinjtë që lideri ta marrë vaksinën e të mos ketë asnjë komplikacion.

Procesi nis në 15.00 pas tre, katër, pesë ….konferencash të mëparshme. Do vijë makina me vaksinat, do merret doza, do shpohet Rama në parakrah, do injektohet doza e opa… shpëtuan.

Por jo propaganda do të vazhdojë serish. Ja u sollën dozat e para. Nesër konferencë tjetër se do bëjmë edhe disa vaksina. Pasnesër serish një konferencë tjetër se u shtuan edhe disa mjekë të vaksinuar. Etj, etj… e kjo nuk ka fund…

Po pse gjithë kjo shpëlarje truri e iniciuar nga qeveria që është ‘de jure’ mbrojtës i të drejtës se qytetarëve për të qenë të qetë dhe të lumtur pa shpëlarje propagandistike te modelit komunist.

Sepse nuk ka mbet gjë tjetër për të thënë e për të premtuar. Duhet që gjithçka të shkojë në favor të fushatës. E tani që premtimet e 2013 e 2107 u “realizuan të gjitha”, e Shqipëria kurrë nuk ka qene “me mirë” se sot, mos o zot. Duhet të gjejmë disa modele të reja premtimesh si:

Ndërtim  shtëpish pas tërmetit. Një herë inaugurojmë truallin, pastaj hapjen e themeleve, pastaj tullat, pastaj soletën, pastaj një inaugurim për dritaret, një për instalimet elektrike, një për hidrauliket, një për dyert, një për suvatimin e një kur ti çojmë çelësin.

Si kopshtin në Vorë 7 herë e inauguruan. Se desh harrova edhe një inaugurim kur te kalojë Lali Eri andej.
Tani na erdhi në dorë vaksina. Të bëjmë kështu edhe më këtë…propagandë…

Kjo është kriminale dhe asnjë qeveri në asnjë vend të botës nuk do t’ia lejonte vetes që të bënte fushatë me hallin e jetës së  njerëzve. Rama tha se shkoi ne SHBA për vaksinat po u kthye prej andej me një pelerinë të re ‘Yamamoto’. Tani deklaron se kemi marrë disa doza nga nje vend mik, se vendet ‘armike’ nuk t’i japin, por nuk e thotë emrin e këtij vendi.

Sepse do të dalë në një konferencë të veçantë shtypi për ta falënderuar këtë vend mik e të thotë, se ai vend e bëri këtë se ne e ndihmuam diku në një ditë të vështirë.
Tani që procesi do nisë mos u habisni të shikoni lajme nga Zyra e Propagandës të tillë si:

Sapo u hap kutia e parë e vaksinës, sapo u fut maja e shiringës në mbajtësin e vaksinës, tani shiringa e tërhequr nga dora e mjekut do tërheqë dozën, shiringa u mbush,  doza është gati, krahu i një qytetari i shtrirë në tavolinë po pret, i është vënë një maskë, ju hoq këmisha, maja e gjilpërës është mbështetur në lëkurën e qytetarit, mjeku ka emocione, qytetari gjithashtu, po qeshin, njerëzit po mbajnë frymën, gjilpëra shpon lëkurën, qytetari po qesh sërish, edhe qeveria po shikon, edhe Kryeministri, mjeku e shtyn shiringën, doza po kalon në mish, qytetari është mirë, doza u injektua.

Lajmet do marrin dhenë, të në rrojë qeveria dhe propaganda e saj hileqare, dhe e turpshme. Kjo është kriminale.

/syri.net/
Etiketa: avni nezajKryeministri Edi Ramavaksina antiCovid

Të Lidhura

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

nga 27
23:10 | 13/12/2025
0

Berat Gjimshiti ka mbyllur para kohe ndeshjen e sotme të Atalantës ndaj Kaljarit, pasi u desh të linte fushën e...

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

nga 27
23:02 | 13/12/2025
0

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë”, deklaron se Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si “pjesë e një marrëveshjeje...

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

nga 27
22:30 | 13/12/2025
0

Barcelona vazhdon dominimin e saj në LaLiga pas rikthimit në ‘Camp Nou’-n e rinovuar, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

nga 27
22:04 | 13/12/2025
0

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të shtune, 13 dhjetor, teksa po udhëtonte me motor. Ka qenë një...

Para
Vaksinohet kryeministri Edi Rama

Vaksinohet kryeministri Edi Rama

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –

23:10 | 13/12/2025
Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

23:02 | 13/12/2025
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –

22:30 | 13/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

22:04 | 13/12/2025
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –

21:52 | 13/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –
  • 5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n –
  • Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –
  • Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën –
  • “Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar –
  • Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com