PD: Me paratë e rindërtimit, Veliaj po shpërblehen militantët e partisë në pushtet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Me paratë e rindërtimit, Veliaj po shpërblehen militantët e partisë në pushtet

12:05 | 05/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Zëdhënësja në PD, Ina Zhupa denoncoi sot me procesi i rindërtimit, më shumë se 1 vit nga tërmeti, është kthyer në një proces abuziv dhe selektiv, duke shpërblyer në mënyrë të paligjshme militantët e partisë në pushtet.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa shtoi se kur mijëra njerëz jetojnë ende në çadra apo në pasigurinë e qerasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, po i rindërton Lulzim Agës një godinë njëkatëshe, në mënyrë të paligjshme.

Deklarata e plotë:
Procesi i rindërtimit, më shumë se 1 vit nga tërmeti, është kthyer në një proces abuziv dhe selektiv, duke shpërblyer në mënyrë të paligjshme militantët e partisë në pushtet.

Read more

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Ligji e ndalon që bashkia të paguajë për rindërtimin e banesave të atyre që kanë më shumë se një pronë, por Erion Veliaj e ka shkelur këtë ligj për interesa personal partiakë.

Kur mijëra njerëz jetojnë ende në çadra apo në pasigurinë e qerasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, po i rindërton Lulzim Agës një godinë njëkatëshe, në mënyrë të paligjshme.

Pak javë më parë, vetë Erion Veliaj ishte këtu për të inauguruar nisjen e rindërtimit. E ka bërë këtë, edhe pse e di se ligji ia ndalon këtë, kur një person I dëmtuar ka më shumë se 1 banesë në pronësi.

Sa banesa ka bashkëpunëtori i Erion Veliajt?

Si pakkush në Shqipëri, ai ka edhe 4 prona të tjera, ndër të cilat 2 shtëpi banimi.

Dokumentat provojnë se Erion Veliaj po rindërton një godinë njëkatëshe për dikë që ka edhe një një shtëpi 3 katëshe, po këtu pranë, një apartament në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë dhe dy prona të tjera në truall.

Rindërtimi është dështimi i rradhës i qeverisjes socialiste. Edhe ato pak ndërtime që reklamojnë nuk janë për të ndihmuar qytetarët por për të bërë qokat e tyre ne shkelje të ligjit. Qytetarët po i gjen viti i ri në shtëpi të pabanueshme, në kushte të vështira, në rrezik për jetën.

Në të vërtetë, njësoj, si Edi Rama, edhe Erion Veliaj është një dështim.

Qytetarët mund t’i bëjnë vetë llogaritë. Kjo qeveri dhe ky kryebashkiak i trajtojnë disa si të nënës, disa si të njerkës. Për këta nuk ka rëndësi, nëse vendimi që marrin është i drejtë. Për këta ka rëndësi vetëm shfrytëzimi i taksave të shqiptarëve ose për të vjedhur, ose për llogari elektorale.

Shkelja e Erion Veliajt, në këtë rast, është flagrante. Ai është në shpërdorim të detyrës dhe duhet të mbajë përgjegjësi për këtë, pse lë jashtë në çadër njerëz pa mbështetje politike dhe pse i ndërton shtëpinë e tretë bashkëpunëtorit të tij partiak.

Në të vërtetë, njësoj, si Edi Rama, edhe Erion Veliaj është një dështim. Pas një konsumimi kaq të madh, ata nuk mund të ndryshojnë dot më asgjë.

Qytetarët janë ngopur me gënjeshtrat, mashtrimet dhe propagandën e tyre. Qytetarët duan ndryshimin, duan të trajtohen të gjithë njësoj para ligjit. Këtë ndryshim do ta bëjë të mundur vetëm Partia Demokratike.

Etiketa: erion veliajina zhupaKryetari i Bashkisë së Tiranësprocesi i rindertimitZëdhënësja në PD

Të Lidhura

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

nga 27
20:16 | 06/04/2026
0

Atalanta u afrua vetëm një pikë larg gjashtëshes së parë në Serinë A, pasi mposhti Leçen me rezultatin 0-3 në...

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

nga 27
19:58 | 06/04/2026
0

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm. Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te...

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

nga 27
19:32 | 06/04/2026
0

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

nga 27
19:16 | 06/04/2026
0

Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet...

Para
Vala e dytë e Covid-19/ Basha mesazh qytetarëve: Situata drejt përkeqësimit, mbroni veten!

Basha për raportin e OECD: Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –

20:16 | 06/04/2026
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

19:58 | 06/04/2026
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

19:32 | 06/04/2026
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

19:16 | 06/04/2026
Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

19:08 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –
  • SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –
  • “Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –
  • Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –
  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –
  • Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet –
  • SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com