Policia ka identifikuar autorin e viktimës në ngjarjen që përgjaku ditën e parë të vitit 2021 në Tiranë.
Raportohet se autori është Klajdi Shundi, 34-vjeç i cili në gjendje të dehur ka qëlluar me thikë në qafë burrin e motrës, Vladimir Zvezhda.
Sipas burimeve ata nuk kanë pasur konflikt të mëparshëm por gjithçka ka nisur pasi kanë konsumuar pije alkoolike gjatë darkës së ndërrimit të viteve. Fillimisht kanë debatuar dhe më pas konflikti i çastit është përshkallëzuar në përleshje fizike duke përfunduar në ngjarje tragjike.
Zvezhda ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagës së rëndë. Ndërkohë autori është vënë në prangat e policisë.
Ndërkohë sipas policisë, dyshohet se gjithçkaka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.