Policia: Kapen 232 kg kokainë, arrestohen 6 shqiptarë në Belgjikë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Policia: Kapen 232 kg kokainë, arrestohen 6 shqiptarë në Belgjikë

14:20 | 21/12/2020
në Bota, Kryesore
0

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin ndërkombëtar “ATOS”, në kuadër të së cilit janë arrestuar 6 shqiptarë. Ky operacion u zhvillua nga autoritetet shqiptare, në bashkëpunim me policinë belge dhe atë gjermane.

Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar gjithsej 232 kilogramë kokainë dhe 200 mijë euro, si dhe armë. Raportohet se të arrestuar kanë përfunduar shtetasi shqiptarë Musa Gjikola, Genti Balliu alias Flamur Balliu, Ramazan Rraja, Fioralb Rraja, Bledar Pepaj, Fatmir Xhecuka. Policia e Shetit njofton po ashtu se operacioni në fjalë u drejtua nga ana e SPAK dhe se ndaj personave të arrestuar do të zhvillohet hetim i hollësishëmk pasuror.

Njoftimi i policisë:

Read more

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar “ATOS”.

Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia belge dhe ajo gjermane.

Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Operacioni i nisur prej vitit 2018 nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u).

Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Paraguaj”, si rezultat i të cilit është sekuestruar rreth 1 ton kokainë dhe janë vënë në pranga 10 shtetas shqiptarë.

Më pas, operacioni ka vijuar duke u thelluar hetimet, për të identifikuar dhe arrestuar drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në drejtim të Belgjikës, Holandës dhe Gjermanisë.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta u bë i mundur identifikimi i krerëve të këtij grupi dhe në këtë kuadër, prej datës 15 dhjetor deri në datën 21 dhjetor 2020, u organizua dhe finalizua operacioni i përbashkët antidrogë i koduar “ATOS”, në kuadër të të cilit u kapën në Belgjikë dhe u vunë në pranga, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, shtetasit:

  1. Musa Gjikola, 34 vjeç dhe Genti Balliu alias Flamur Balliu, 37 vjeç, banues në Tiranë;
  2. Ramazan Rraja, 27 vjeç dhe Fioralb Rraja, 24 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë;
  3. Bledar Pepaj, 29 vjeç, banues në Pukë; Fatmir Xhecuka., 33 vjeç, banues në Laç;
  4. K.N. (shtetas lituanez) dhe S. C. (shtetas grek).

Si dhe shtetasi F. Gj., për të cilin, pas arrestimit, Gjykata ka vendosur gjykimin në gjendje të lirë.

Në kuadër të operacionit “ATOS”, në periudha të ndryshme gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020 janë sekuestruar nga Policia belge, në bashkëpunim me Policinë shqiptare, rreth 232 kilogramë kokainë, një armë zjarri pistoletë, si dhe rreth 200 mijë euro.

Ky grup kriminal funksiononte duke ngarkuar lëndën narkotike në kontenierët e bananeve nga Amerika Latine, duke e fshehur lëndën narkotike në arkat e bananeve dhe në trupin e kontenierëve.

Pasi kontenierët e pajisur nga trafikantët me GPS mbërrinin në destinacion, trafikantët, për të mos u identifikuar dhe zbuluar, organizonin vjedhje me armë të lëndës narkotike nga magazinat ose dhomat e pjekjes së bananeve.

Në këtë megaoperacion, për ushtrimin e kontrolleve në banesat e të arrestuarve u përfshinë strukturat hetimore të antidrogës në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Durrës, Shkodër e Lezhë, nën drejtimin e SPAK-ut.

Gjithashtu, një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale kanë zhvilluar në Gjermani dhe në Belgjikë, takime të përbashkëta më homologët, për të koordinuar veprimet që çuan në goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal.

Njëkohësisht, nën drejtimin SPAK-ut, për shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit ka filluar hetimi pasuror.

Ky megaoperacion tregoi edhe njëherë profesionalizmin e strukturave hetimore të Policisë, besimin e partnerëve te Policia e Shtetit për të hetuar dhe goditur këtë grup të strukturuar kriminal, si dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar me partnerët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit

Etiketa: “ATOS”232 kg kokainëarrestohen 6 shqiptarëautoritetet shqiptareBelgjikëOperacioni “ATOS”

Të Lidhura

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

nga 27
23:09 | 02/06/2026
0

Kompania e lidhur me investimet e parapara të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri, tha për...

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

nga 27
22:47 | 02/06/2026
0

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë...

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

nga 27
21:29 | 02/06/2026
0

Pallati i Kongreseve do të transformohet sipas projektit fitues të konkursit ndërkombëtar, i cili parashikon edhe ndërtimin e një kulle...

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Para
Dora e mjekut asht si dora e Zotit… mjeku që bëri mrekullinë me 18 vjeçarin në morgun e Shkodrës

Dora e mjekut asht si dora e Zotit... mjeku që bëri mrekullinë me 18 vjeçarin në morgun e Shkodrës

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

Zotohemi që do respektojmë proceset publike –

23:09 | 02/06/2026
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

22:47 | 02/06/2026
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –

21:29 | 02/06/2026
Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –
  • Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë –
  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zotohemi që do respektojmë proceset publike –
  • 21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com