Presidenti francez Emmanuel Macron ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.
Lajmin e ka dhënë presidenca franceze.
Në një deklaratë, Pallati i Elysée njoftoi se presidenti iu nënshtrua testit pasi nisi të shfaqte shenjat e para të Covid-19. Siç e duan protokollet shëndetësore, ai tashmë do të izolohet për të paktën shtatë ditë dhe do të vijojë punën e tij nga shtëpia.