Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ka patur persona të cilët kanë dashur të ekzekutonin atë dhe Ibrahim Rugovën gjatë vizitës së parë në Shqipëri të këtij të fundit.
I ftuar në emisionin Pressing në T7, Berisha rrëfeu se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës. Sipas tij një veprmim i tillë erdhi pasi Rugova ka refuzuar të vendoste lule tek varri i Enver Hoxhës.
“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugovën dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver Hoxhës. U paraqit para shqiptarëve si mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai.