Vrasja e Klodian Rashës, misteri i pistoletës së gjetur “në pellg” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Klodian Rashës, misteri i pistoletës së gjetur “në pellg”

16:45 | 13/12/2020
në Kryesore
0

Zbulimi i një pistolete disa dhjetra metra larg vendit ku efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha, përfshirë edhe autorët e “zbulimit” dhe kohën e saj, ngrenë dyshimet se e gjitha mund të jetë një “alibi” mbrojtëse e kolegëve të policit-vrasës për të justifikuar veprimet e tij.

“Boldneës.al” po analizon në mënyrë të thjeshtuar të gjithë elementët e publikuar deri më tani, si edhe ato që gjenden në dosjen hetimore, për të hedhur sadopak dritë mbi “misterin” e pistoletës së gjetur në një pellg me ujë.

Raportimet e para policore për vrasjen e 25-vjeçari Klodian Rasha nga efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, u shoqëruan me një element “dytësor”, atë të zbulimit të një pistolete, diku pranë vendit të ngjarjes.

Read more

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Ky “detaj” i servirur fuqishëm nga Policia përputhej me deklarimet paraprake të autorit të vrasjes, policit Hajdaraj, i cili deklaroi para kolegëve të tij se ai kishte qëlluar me plumba ndaj viktimës Rasha, pasi ndihej i rrezikuar, për shkak se kishte pikasur se mbante në dorë një send të dyshimtë, të ngjashëm me pistoletë.

Pas këtyre raportimeve të para, zhvillimet e mëtejshme dhe sidomos detajet hetimore, hodhën më shumë hije misteri mbi “pronësinë” e pistoletës, e cila u gjend në vendngjarje.

Dyshimet

Në raportin e ngjarjes thuhet se, në një kontroll të kryer pas ngjarjes, natën duke u gdhirë 8 Dhjetori, shërbimet policore “Shqiponja” gjetën një pistoletë, tip “Zoraki”, me ngjyrë të zezë, në një pellg me ujë, pranë ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, shumë metra larg vendit të vrasjes së Klodian Rashës.

Nga këto të dhëna paraprake, si edhe të tjera në vijim, ngrihen një seri pikëpyetjesh.

“Zbuluesit” e pistoletës

“Zbulimi” i pistoletës “Zoraki” është gjetur nga dy efektivë të “Shqiponjave”, pjesë e të njëjtës trupë policore që i përkiste edhe Navaldo Hajdaraj.

Në një vend-ngjarje kriminale, si ajo që ndodhi me Klodian Rashën, veprimet hetimore kryhen nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Pavarësisht se efektivët blu gëzojnë atributet e Policisë Gjyqësore, në rastin konkret mund të ishin angazhuar anëtarë të strukturave të tjera.

Por, siç rezulton nga të dhënat hetimore, verifikimet në një zonë shumë metra larg vend-ngjarjes, përfshirë edhe “zbulimin” e pistoletës “Zoraki”, janë kryer nga efektivët e “Shqiponjave”, nën urdhërin e drejtuesit të sektorit të tyre.

Vendi i “zbulimit”

Klodian Rasha u vra në rrugicën e shtëpisë së tij, pranë një servisi automjetesh, rreth orës 1.10 minuta, duke u gdhirë mëngjesi i datës 8 Dhjetor 2020.

Disa orë më vonë, efektivët e “Shqiponjave” zbuluan një pistoletë “Zoraki” në një pellg me ujë, ngjitur me murin e ish-Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Dy vendngjarjet, pra vendi i vrasjes dhe vendi i gjetjes së pistoletës, janë në një distancë rreth 100 metra larg njëra-tjetrës. Pra, edhe pse Policia u mundua të kanalizojë, në mënyrë indirekte, “pronësinë” e pistoletës “Zoraki” tek Klodian Rasha, ky fakt gjithësesi nuk e ndihmon alibinë e Nevaldo Hajdaraj për të justifikuar vrasjen.

Nga të gjitha faktet e deritanishme, rezulton se Klodian Rasha, të paktën në momentin e vrasjes, nuk ka pasur pistoletë në dorë.

Por, ai mund të mos ketë patur fare pistoletë. Këtu ngrihet dyshimi i radhës.

“Pistoleta pa gjurmë gishtash”

Ekspertiza paraprake që i është bërë pistoletës së gjetur rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, ka arritur në konkluzionin se mbi armë nuk u gjetën gjurmë gishtash.

Arsyeja? Arma u gjet në një pellg me ujë dhe për këtë arsye i janë fshirë elementët identifikues të mbajtësit të saj.

Nëse e marrim në invers, pra duke pranuar dyshimet e policisë së ajo armë mund të ketë qenë në dorën e Klodian Rashës, duke e vështirë për t’u besuar se 25-vjeçari, në kohën që ishte në ndjekje nga Nevaldo Hajdaraj dhe kolegu i tij, të ketë menduar jo vetëm të fshehë pistoletën, por edhe të gjej një vend ku të fshihen gjurmët e gishtave (pellg me ujë).

Nëse i ndjeri ka menduar këto gjëra pak momente para vrasjes, ai ose duhet të ketë parë shumë filma policorë, ose policët kanë parë shumë “filma” për të krijuar prova të paqena.

Megjithatë, hetimet e Prokurorisë së Tiranës për ngjarjen janë vetëm në fillim të tyre. Pjesë e veprimeve proceduriale është edhe zbulimi i “pronësisë” së pistoletës “Zoraki”, për të cilën elementë të caktuar nga Policinë e Shtetit shpresojnë t’ia atribuojnë viktimës Klodian Rasha./Boldnews/

Etiketa: Klodian Rashamisteripellgpistoletavrasja

Të Lidhura

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Para
Vajza italiane hidhet në shina për të shpëtuar emigrantin, treni i godet të dy

Vajza italiane hidhet në shina për të shpëtuar emigrantin, treni i godet të dy

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com